Télécharger Imprimer la page

Beko RDNE650E60DZXHN Manuel De L'utilisateur page 399

Publicité

5
Përgatitja
A
Lexoni në fillim pjesën "Udhëzimet për
sigurinë"!
5.1 Çfarë të bëni për të
kursyer energjinë
mehmet
A
Lidhja e produktit me sistemet elektronike
të kursimit të energjisë është e dëmshme,
pasi kjo mund të dëmtojë produktin.
Për pajisjet autonome: kjo pajisje ftohëse
nuk është projektuar që të përdoret si pajisje
inkaso.
Mos i mbani dyert e frigoriferit të hapura për
periudha të gjata.
Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta në
frigorifer.
Mos e mbushni shumë frigoriferin; bllokimi
i rrjedhës së brendshme të ajrit do të ulë
kapacitetin e ftohjes.
Në varësi të veçorive të produktit, shkrirja e
ushqimeve të ngrira në ndarjen e ftohësit do të
sigurojë kursimin e energjisë dhe do të ruajë
cilësinë e ushqimeve.
Duke qenë se ajri i nxehtë dhe i lagësht
nuk depërton drejtpërdrejt në produktin tuaj
kur dyert nuk hapen, produkti përshtatet sa
më mirë për të arritur kushte të tilla që janë
të mjaftueshme për të mbrojtur ushqimin.
Funksionet dhe pjesët përbërëse, të tilla si:
kompresori, ventilatori, ngrohësi, shkrirësi,
ndriçimi, ekrani, etj., do të funksionojnë sipas
nevojave, me qëllim që të konsumojnë nivelin
minimal të energjisë në këto rrethana.
Ushqimet duhet të ruhen me anë të sirtarëve
në ndarjen e ftohësit për të siguruar kursimin
e energjisë dhe për të mbrojtur ushqimet në
kushte më të mira.
5.2 Përdorimi për herë të parë
Para se ta përdorni frigoriferin, sigurohuni që
të bëni përgatitjet e duhura në përputhje me
udhëzimet në pjesët "Udhëzimet për sigurinë dhe
mjedisin" dhe "Montimi".
Mbajeni produktin në punë pa vendosur
ushqime në të për 12 orë dhe mos e
hapni derën, nëse nuk është absolutisht e
nevojshme.
A
Lexoni në fillim pjesën "Udhëzimet për
sigurinë"!
C
Kur të aktivizohet kompresori do të
dëgjoni një tingull. Është normale të
dëgjoni tinguj kur kompresori nuk është
aktiv, për shkak të lëngjeve dhe gazeve të
ngjeshura në sistemin e ftohjes.
C
Është normale që anët e përparme të
frigoriferit të jenë të ngrohta. Këto zona
janë të projektuara që të ngrohen për të
parandaluar kondensimin.
C
Në disa modele, paneli i treguesve fiket
automatikisht 1 minutë pas mbylljes së
derës. Ai do të riaktivizohet kur të hapet
dera ose kur të shtypet një buton.
12 / 32 SQ
Frigorifer / Manuali i përdorimit

Publicité

loading