Télécharger Imprimer la page

Electrolux EOB8S39H Notice D'utilisation page 6

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 131
• Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt
me shkëndija apo flakë të hapura kur
hapni derën.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi
të.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalit:
– mos fusni enët e furrës ose objekte të
tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në
fund.
– mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në
pjesën e poshtme të hapësirës së
pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen
e nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
• Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk
ndikon në funksionimin e pajisjes.
• Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë.
Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që
mund të mbesin përgjithmonë.
• Gjithmonë gatuani me derën e pajisjes të
mbyllur.
• Nëse pajisja është instaluar pas një paneli
mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që
dera të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja
është në punë. Pas një paneli të mbyllur
mobilieje mund të akumulohet nxehtësi
dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si
rrjedhim dëme në pajisje, banesë apo
dysheme. Mos e mbyllni panelin e
mobilies derisa pajisja të jetë ftohur
plotësisht pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të
pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga
priza.
6
SHQIP
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të
derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Gatimi me avull
PARALAJMËRIM!
Mund të digjeni dhe të dëmtoni pajisjen.
• Avulli i çliruar mund të shkaktojë djegie:
– Bëni kujdes kur hapni derën e pajisjes
kur funksioni është i aktivizuar. Mund
të çlirohet avull.
– Hapeni derën e pajisjes me kujdes pas
funksionit të gatimit me avull.
2.6 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
• Ky produkt përmban një burim drite të
klasit G të efikasitetit të energjisë.
• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifike.

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

944032116Kobbs39h944032117