Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 20
6.4 Kushtet e garancisë
Kompania Dentsply Sirona jep një garanci 2-vjeçare për të gjithë përbërësit e llambës
SmartLite
Focus
®
Garancia fillon me datën e blerjes. Brenda periudhës së garancisë, kompania Dentsply
Sirona do të mbulojë falas çdo defekt në pajisje që vjen si rezultat i gabimeve të prodhimit
dhe të materialeve të përdorura, qoftë duke i riparuar, duke shkëmbyer pjesët ose duke
zëvëndësuar të gjithë pajisjen në varësi të gjykimit të kompanisë Dentsply Sirona.
Kjo garanci nuk mbulon: dëmtimet që rrjedhin nga përdorimi i papërshtatshëm (vënia
në punë me rrymë/tension/fuqi të papërshtatshme, thyerja, pastrimi me metoda të
ndryshme nga ato të përcaktuarat), nga konsumimi normal dhe defektet me efekt të
papërfillshëm në vlerën ose funksionimin e aparatit.
Kjo garanci bëhet e pavlefshme nëse riparimet janë ndërmarrë nga persona të
paautorizuar.
Kjo garanci është e vlefshme në çdo vend ku kjo pajisje tregtohet nga kompania
Dentsply Sirona ose nga shpërndarësi i saj i caktuar, dhe ku asnjë kufizim importi ose
rregullore ligjore nuk pengojnë ose ndalojnë dhënien e shërbimit nën garanci.
Shërbimi nën këtë garanci nuk ndikon në datën e skadimit të garancisë. Garancia për
pjesë ose pajisje të tëra që shkëmbehen mbaron kur i vjen fundi garancisë për këtë
pajisje.
Në rast ankesash për këtë pajisje, kthejani pajisjen e plotë (njësinë e karikimit dhe
llambën polimerizuese LED) së bashku me faturën agjentit të shitjes ose dërgojeni në
qendrën më të afërt të shërbimit të kompanisë Dentsply Sirona.
Refuzohet çdo lloj pretendimi tjetër, përfshirë pretendimet për dëme që rrjedhin nga kjo
garanci, përveçse nëse përgjegjësia jonë konsiderohet e detyrueshme me ligj.
7

Korrespondenca

1. Numrat e mëposhtëm duhet të citohen në të gjithë korrespondencën:
▪ Numri i riporositjes
▪ Numri i serisë
2. Çdo incident i rëndë në lidhje me produktin duhet t'i raportohet prodhuesit dhe
autoritetit kompetent në përputhje me rregulloret vendore.
© Dentsply Sirona 2020-10-05
përveç baterisë. Bateria sigurohet nga një garanci 1-vjeçare.
®
211

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières