Higjiena Dhe Mirëmbajtja - Dentsply Sirona SmartLite Focus Mode D'emploi

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 20
4
Higjiena dhe mirëmbajtja
Kontaminim i kryqëzuar.
Infeksion.
VËREJTJE
Mënyrë e gabuar pastrimi a dezinfektimi.
Dëmtim i pajisjes.
1. Mos e zhytni në lëngje.
2. Mos e pastroni a dezinfektoni me solucione me bazë vaji portokalli, acetoni,
zbardhuesi klori/hipokloriti natriumi ose peroksidi hidrogjeni. Mos përdorni
produktet e mëposhtme: Optim 33 TB, CaviCide1, Discide Ultra, CaviWipes.
3. Nuk rekomandohet heqja e baterisë për pastrimin dhe dezinfektimin e zakonshëm
të llambës.
4. Filloni pastrimin brenda 1 ore pas përdorimit.
5. Sigurohuni që pajisja e dorës dhe baza e karikimit të jenë plotësisht të thara para
se ta vendosni pajisjen në bazën e karikimit.
Pastrim dhe dezinfektim manual:
1. Hidhini dorashkat e përdorura në mbeturina sipas rregullores vendore.
2. Dezinfektojini duart me një solucion të përshtatshëm dezinfektues baktericid, virucid
dhe fungicid për duart, sipas rregullores vendore. Përdorini solucionet dezinfektuese
në përputhje me Udhëzimet e përdorimit të siguruara nga prodhuesi përkatës.
3. Për ekzaminim përdorni një palë dorashkash të reja, të pastra.
Kontaminim i kryqëzuar.
Infeksion.
Qark i shkurtër elektrik ose keqfunksionim i rrezikshëm.
Dëmtime.
Mos ripërdorni produkte një-përdorimëshe. Hidhini në mbeturina në
përputhje me rregulloren vendore.
Veshja mbrojtëse është konceptuar për një përdorim të vetëm dhe
duhet hedhur poshtë pas çdo përdorimi në përputhje me rregulloren
vendore. Veshja mbrojtëse nuk zëvendëson pastrimin, dezinfektimin
dhe sterilizimin.
Pastrojini produktet e ripërdorshme siç përshkruhet më poshtë.
Sigurohuni gjithmonë që pajisja e dorës të jetë tërësisht e pastruar
para se ta vendosni në bazën e karikimit.
Baza e karikimit duhet pastruar dhe dezinfektuar sa më shpejt të
jetë e mundur pas ekspozimit ndaj spërkatjes ose hedhjes pikave të
lëngjeve trupore, pas prekjes me duar të ndotura ose, kur pajisja e
dorës është e kontaminuar.
Mbrojeni pajisjen e dorës nga depërtimi i likideve gjatë pastrimit dhe
dezinfektimit.
Mos u mundoni t'ia hiqni majën LED pajisjes së dorës sepse janë të
lidhura në mënyrë të përhershme.
203

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières