Zona E Të Freskëtave Me Lagështirë (Gjithmonë Të Freskëta) - Beko CN161230DX Manuel D'utilisation

Masquer les pouces Voir aussi pour CN161230DX:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 37
Përdorimi i produktit
5.21. Zona e të freskëtave me
lagështirë (gjithmonë të freskëta)
*opsional
Përqindja e lagështisë së perimeve dhe të fru-
tave mbahet nën kontroll me veçorinë e zonës
së të freskëtave, i cili kontrollon lagështinë dhe
ushqimi sigurohet të qëndrojë i freskët për më
shumë kohë.
Asnjëherë mos i lini perimet në qese brenda
zonës së të freskëtave. Nëse perimet ruhen
brenda qeseve, kjo bën që ato të prishen në
një periudhë të shkurtër kohore. Kur vendoset
një nivel i lartë i lagështisë, perimet mbajnë
lagështinë e tyre dhe mund të ruhen për
një periudhë të arsyeshme kohore pa pasur
nevojë që të lihen brenda qeseve të tyre. Nëse
kontakti i perimeve me perime të tjera nuk
parapëlqehet për arsye higjienike, përdorni
letër me vrima, shkumë dhe materiale të tjera
paketuese në vend të qeseve.
Ndërsa vendosen perimet, duhet të merret
në konsideratë edhe graviteti i tyre specifik.
Perimet e rënda dhe të forta duhet të vendosen
në pjesën e poshtme të zonës së të freskëtave,
ndërsa perimet e lehta dhe të buta duhet të
vendosen sipër.
Mos i vendosni dardhat, kajsitë, pjeshkat, etj.
dhe veçanërisht mollët që prodhojnë një nivel
të lartë gazi etilen, në zonën e të freskëtave
bashkë me perimet dhe frutat e tjera. Gazi i
etilenit i cili emetohet nga këto fruta mund të
shkaktojë që frutat e tjera të piqen më shpejt
dhe të prishen në një kohë më të shkurtër.
Nëse nuk është e domosdoshme, mos e nxirrni
nga frigoriferi trupin kryesor të zonës së të
freskëtave, përveç sirtarëve, thirrni shërbimin
teknik nëse është e nevojshme. Para se ta
hiqni pjesën kryesore të zonës së të freskëtave
nga vendi i saj, fshijeni dhe pastrojeni me një
leckë të lagur.
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
24 /35 SQ

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières