Rregullimi I Sugjeruar I Ushqimeve Në Pajisje; Kontrolli Dhe Rregullimi I Temperaturës; Para Se Ta Vini Në Punë; Vendosja E Ushqimeve Të Ngrira - Beko RCSA240M30WN Mode D'emploi

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 63
SQ
Rregullimi i sugjeruar i ushqimeve në pajisje
Udhëzime për të arritur vendosje dhe higjienë optimale:
1. Ndarja e frigoriferit është për ruajtjen afat-shkurtër
të ushqimeve dhe pijeve të freskëta.
2. Pjesa e ngrirësit është
është e përshtatshme për të ngrirë dhe për të mbajtur
ushqime tashmë të ngrira. Rekomandimet për
për ruajtjen që tregohen në paketimet e
ushqimeve duhet të zbatohen gjithmonë.
3. Produktet e qumështit duhet të mbahen në
ndarjen e veçantë të vendosur në vizuesin e derës.
4. Ushqimet e gatuara duhet të mbahen në enë të
mbyllura fort.
5. Ushqimet e freskëta të mbështjella mund të
mbahen mbi raft. Frutat dhe perimet e freskëta duhet
të pastrohen dhe të mbahen në krisperë.
6. Shishet mund të mbahen në pjesën e derës.
7. Për të mbajtur mishin e pagatuar, mbështilleni në
qese polietilieni dhe vendoseni në raftin më të
poshtëm. Mos e lini të bjerë në kontakt me ushqimet
e gatuara, për të shmangur ndotjen. Për siguri,
mishin e pagatuar mbajeni vetëm dy deri tre ditë.
8. Për efikasitet maksimal, raftet që hiqen nuk duhet
të mbulohen me letër apo me materiale të tjera për të
lejuar qarkullimin e lirë të ajrit të ftohtë.
9. Mos mbani vaj vegjetal në raftet e derës. Mbajini
ushqimet të paketuara, të mbështjella ose të
mbuluara. Lërini ushqimet dhe pijet e nxehta të ftohen
para se të vendosen në frigorifer. Ushqimet e mbetura
nga kanaçet nuk duhet të mbahen në kanaçe.
10. Nuk duhet të mbahen pije me gaz dhe produktet
si kubat e akullit me ujë aromatik nuk duhet të
konsumohen shumë të ftohta.
11. Disa fruta dhe perime pësojnë dëmtime, nëse
mbahen në temperatura nën 0°C. Prandaj
mbështillini ananasët, pjeprat, kastravecët, domatet
dhe prdukte të ngjashme në qese politeni.
12. Alkooli me përqindje të lartë duhet të mbahet në
këmbë në enë të mbyllura fort. Asnjëherë mos mbani
produkte që përmbajnë gaz shtytës të djegshëm (p.sh.
dispenser akulloresh, kanaçe spërkatëse, etj.) ose
substanca shpërthyese. Këto janë rrezik shpërthimi.
Kontrolli dhe rregullimi i temperaturës
Temperaturat e punimit kontrollohen nga rrotulla e
termostatit (Artikulli 5) dhe mund të vendosen në çdo
pozicion midis 1 dhe 5 (pozicioni më i ftohtë).
Temperatura mesatare brenda frigoriferit duhet të jetë
afërsisht +5°C (+41°F). Prandaj rregulloni termostatin
për të arritur temperaturën e dëshiruar. Disa pjesë të
frigoriferit mund të jenë më të ftohta ose më të ngrohta
(si për shembull krisperi i sallatës dhe pjesa e sipërme
e kabinetit) e cila është krejt normale.
Rekomandojmë të kontrolloni temperaturën
rregullisht me një termometër për të saktë t'u
siguruar që kabineti të mbahet në këtë temperaturë.
Hapjet e shpeshta të derës bëjnë që temperaturat e
brendshme të rriten, prandaj rekomandohet që ta
llogaritur dhe
mbyllni derën menjëherë pasi përdorimit.
Para se ta vini në punë
Kontrolli Final
Para se të filloni ta vini pajisjen në punë kontrolloni që:
1. Këmbët të jenë rregulluar për nivelim perfekt.
2. Pjesa e brendshme të jetë e thatë dhe ajri të
qarkullojë lirshëm prapa.
3. Pjesa e brendshme të jetë e pastër siç
rekomandohet në "Pastrimi dhe Kujdesi".
4. Spina është futur në prizën në mur dhe energjia
elektrike është e ndezur. Kur hapet dera drita e
brendshme do të ndizet.
Dhe vini re se:
5. Do të dëgjoni një zhurmë ndërsa kompresori ndizet.
Lëngu dhe gazrat e izoluar brenda sistemit të ftohjes
mund të krijojnë zhurma, edhe nëse kompresori është
në punë ose jo. Kjo është krejt normale.
6. Një dallgëzim i lehtë i pjesës të sipërme të
kabinetit është krejt normal për shkak të procesit të
prodhimit të përdorur; nuk është defekt.
7. Rekomandojmë që ta vendosni çelësin në mes
dhe të kontrolloni temperaturën për t'u siguruar që
pajisja të ruajë temperaturën e dëshiruar (Shiko
pjesën Kontrolli dhe rregullimi i temperaturës).
8. Mos e ngarkoni pajisjen menjëherë pasi ta keni
ndezur. Prisni derisa të arrihet temperatura e
dëshiruar e ruajtjes. Rekomandojmë që të kontrolloni
temperaturën me një termometër të saktë (shiko;
Kontrolli dhe Rregullimi i Temperaturës).
Vendosja e ushqimeve të ngrira
Ngrirësi juaj është i përshtatshëm për të ruajtur për
kohë të gjatë ushqimet që shiten të ngrira dhe mund të
përdoret për të mbajtur ushqime të freskëta.
Nëse ka një ndërprerje energjie, mos e hapni derën.
Ushqimet e ngrira nuk duhet të preken nëse defekti
zgjat më pak se 16 orë. Nëse ndërprerja është e gjatë,
atëherë ushqimet duhet të kontrollohen dhe të hahen
menjëherë ose të gatuhen dhe të ngrihen përsëri.
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Ju lutem ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të arritur
rezultatet më të mira. Mos ngrini sasi shumë të
mëdha ushqimi njëherësh. Cilësia e ushqimit ruhet
më mirë kur ngrihet deri në qendër të tij sa më shpejt
të jetë e mundur. Mos e tejkaloni kapacitetin e ngrirjes
të pajisjes tuaj në 24 orë. Vendosja e ushqimeve të
ngrohta në pjesën ngrirësit bën që sistemi i ftohjes të
punojë vazhdimisht derisa ushqimi të ngrijë plotësisht.
27
Udhëzime për përdorimin

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières