Beko CN161230DX Manuel D'utilisation page 276

Masquer les pouces Voir aussi pour CN161230DX:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 37
Përdorimi i produktit
10. Treguesi i përdorimit ekonomik
Tregon se produkti është duke punuar në
modalitetin efikas për energji. Ky tregues do
të jetë i ndezur nëse temperatura e dhomëzës
së ngrirësit është vendosur në -18 ose ftohja
efikase për energji është duke u kryer për shkak
të funksionit Eko-Ekstra.
C
Treguesi i përdorimit ekonomik
çaktivizohet kur zgjidhet funksioni i
ftohjes së shpejtë ose ai i ngrirjes së
shpejtë.
11. Treguesi i funksionit të ngrirjes së
shpejtë
Pulson në një stil të animuar për të treguar se
funksioni i ngrirjes së shpejtë është aktivizuar.
12. Butoni i funksionit të ngrirjes së
shpejtë/butoni i ndezjes-fikjes së automatit
për akull
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar ose
çaktivizuar funksionin e ngrirjes së shpejtë. Kur
aktivizoni këtë funksion, dhomëza e ngrirjes do
të ftohet në temperaturë më të ulët se vlera e
vendosur.
Për ta ndezur dhe fikur automatin e akullit
shtypeni dhe mbajeni shtypur për 3 sekonda.
C
Përdoreni funksionin e ngrirjes së
shpejtë kur doni të ngrini shpejt
ushqimet e vendosura në dhomëzën
e frigoriferit. Nëse doni të ngrini sasi
të mëdha ushqimesh të freskëta,
aktivizojeni këtë funksion para se t'i
vendosni ushqimet në produkt.
C
Nëse nuk e anuloni, funksioni Ngrirje
e Shpejtë do të anulohet vetë pas 24
orësh ose kur dhomëza e frigoriferit të
arrijë në temperaturën e kërkuar.
C
Ky funksion nuk fillon përsëri kur kthehet
energjia pas një ndërprerjeje.
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
13. Treguesi i temperaturës së dhomëzës
së ngrirësit
Tregon temperaturën e vendosur për dhomëzën
e ngrirësit.
14. Funksioni i ftohjes së shpejtë
Butoni ka dy funksione. Për të aktivizuar ose
çaktivizuar funksionin e ftohjes së shpejtë
shtypeni shkurt. Treguesi Ftohje e shpejtë do të
fiket dhe produkti do të kthehet në konfigurimin
e tij normal.
C
Përdoreni funksionin e ftohjes së
shpejtë kur doni të ftohni shpejt
ushqimet e vendosura në dhomëzën
e frigoriferit. Nëse doni të ftohni sasi
të mëdha ushqimesh të freskëta,
aktivizojeni këtë funksion para se t'i
futni ushqimet në produkt.
C
Nëse nuk e anuloni, ftohja e shpejtë
do të anulohet vetë pas 1 orësh ose
kur dhomëza e frigoriferit të arrijë
temperaturën e kërkuar.
C
Nëse e shtypni butonin e ftohjes të
shpejtë vazhdimisht me intervale të
shkurtra, do të aktivizohet mbrojtja e
qarkut elektronik dhe kompresori nuk
do të ndizet menjëherë.
C
Ky funksion nuk fillon përsëri kur
kthehet energjia pas një ndërprerjeje.
15. Treguesi i temperaturës së dhomëzës
së frigoriferit
Tregon temperaturën e vendosur për dhomëzën
e frigoriferit.
16. Treguesi i funksionit të ftohjes së
shpejtë
Pulson në një stil të animuar për të treguar se
funksioni Ftohje e shpejtë është aktivizuar.
15/35SQ

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières