Beko WMB 50601 Y+ Manuel D'utilisation page 49

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles

Les langues disponibles

4.8 Nisja e programit
Shtypni butonin Nisje / Pushim për të nisur programin. Drita
e ndjekjes së programit që tregon nisjen e programit do të
ndizet.
Progresi i programit
Progresi i një programi në punë mund të ndiqet nga treguesi
i Ndjekjes së Programit.
C
INFORMACIONE
Nëse makineria nuk kalon në fazën e centrifugimit, funksioni i
Mbajtjes në Shpëlarje mund të jetë në punë ose sistemi i zbulimit
të mbushjes së pabalancuar automatike mund të aktivizohet për
shkak të shpërndarjes së pabalancuar të rrobave në makineri.
4.9 Kyçja e derës së ngarkimit
Ekziston një sistem në derën e ngarkimit së makinerisë që
parandalon hapjen e derës në rastet kur niveli i ujit është i
papërshtatshëm.
Nëse dëshironi të hapni derën e ngarkimit kur makineria
është në punë, shtypni butonin "Nisje / Pushim" për të
ndalur makinerinë. Drita e "Derës së Hapur" do të fillojë të
shkëlqejë kur makineria të kalojë në mënyrën e Pushimit.
Makineria kontrollon nivelin e ujit brenda. Nëse niveli është i
përshtatshëm, drita e "Derës së Hapur" ndriçon në mënyrë
të vazhdueshme brenda 1-2 minutave dhe dera e ngarkimit
mund të hapet.
Nëse niveli është i papërshtatshëm, drita e "Derës së Hapur"
fiket dhe dera e ngarkimit nuk mund të hapet. Nëse jeni i
detyruar që të hapni derën e ngarkimit kur drita e "Derës
së Hapur" është e fikur, duhet të anuloni programin aktual;
shihni: "Anulimi i programit".
Kalimi i makinerisë në mënyrën e pushimit
Shtypni butonin Nisje / Pushim për ta kaluar makinerinë në
mënyrën e pushimit ndërsa një program është në punë.
Drita e "Punës" nis të shkëlqejë në Treguesin e Ndjekjes së
Programit për të treguar që makineria ka kaluar në metodën
e pushimit.
Kur dera e ngarkimit është gati për t'u hapur, drita e "Derës
së Hapur" do të ndriçojë vazhdimisht.
Shtimi apo nxjerrja e rrobave
Shtypni butonin Nisje / Pushim për ta kaluar makinerinë
në mënyrën e pushimit. Kur makineria kalon në metodën
e pushimit, drita e "Punës" shkëlqen. Prisni derisa Dera e
Ngarkimit të mund të hapet. Hapni Derën e Ngarkimit dhe
shtoni ose nxirrni rroba.
Mbyllni Derën e Ngarkimit. Shtypni butonin Nisje / Pushim
për të nisur programin.
C
INFORMACIONE
Dera mund të hapet nëse niveli i ujit është i përshtatshëm. Simboli
i derës së hapur shkëlqen derisa dera e ngarkimit bëhet gati për
t'u hapur. Simboli i dritës nuk lëviz kur dera është gati për t'u
hapur. Mund ta hapni derën dhe të shtoni/hiqni rroba.
4.10 Anulimi i programit
Për ta anuluar programin, rrotullojeni çelësin e Përzgjedhjes
së Programit duke përzgjedhur një program tjetër. Programi
i mëparshëm do të anulohet. Drita "Përfundim/Anulim" do të
shkëlqejë vazhdimisht për të njoftuar që programi u anulua.
49 / SQ
C
INFORMACIONE
Nëse nisni një program të ri pasi keni anuluar të mëparshmin, ky
program i ri do të nisë pa e shkarkuar ujin nga makineria.
Nëse ju duhet patjetër të hapni derën e ngarkimit kur drita e
"Derës së Hapur" është e fikur, duhet të përdorni programin
"Centrifugim+Pompim". Shihni "Centrifugim+Pompim"
Centrifugimi sërish i rrobave
Sistemi i kontrolli të ngarkesës së pabalancuar mund
të parandalojë centrifugimin për shkak të ngarkesës së
pabalancuar të rrobave në makinë. Nëse dëshironi të
centrifugoni sërish rrobat:
Vendosini rrobat në makineri. Përzgjidhni programin
Centrifugim+Pompim dhe shtypni butonin "Nisje / Pushim".
4.11 Përfundimi i programit
Drita "Përfundim/Anulim në treguesin e ndjekjes së
programit do të ndriçojë sapo programi të përfundojë: dhe
simboli "Dera e Hapur" shkëlqen për 1-2 minuta derisa dera
të jetë gati për t'u hapur. Kur simboli i "Derës së Hapur"
shkëlqen në mënyrë konstante, dera mund të hapet.
Për ta fikur makinerinë, rrotullojeni çelësin e përzgjedhjes
së programit në pozicionin "Ndezur / Fikur". Nxirrni rrobat
dhe mbylleni derën e ngarkimit. Makineria do të jetë gati për
punën e radhës.
4.12 Dera e Hapur
Simboli i "Derës së Hapur" shkëlqen kur dera është gati për
t'u hapur. Shkëlqen derisa dera bëhet gati për t'u hapur.
Nëse simboli i "Derës së Hapur" nuk shkëlqen, mos e hapni
derën me forcë. Simboli i dritës nuk lëviz kur dera është gati
për t'u hapur.
4.13 Makineria juaj është e pajisur me një
"Metodë Gatishmërie"
Në rastin e mosnisjes së asnjë programi apo pritjes pa
bërë ndonjë veprim tjetër kur makineria është ndezur
nëpërmjet butonit "Ndezur/Fikur" dhe ndërsa është në fazën
e përzgjedhjes ose nëse nuk kryhet ndonjë veprim tjetër
afërsisht 2 minuta pasi programi që ju keni përzgjedhur
ka përfunduar, makineria juaj do të kalojë automatikisht
në metodën e kursimit të energjisë. Shkëlqimi i treguesit
të dritave do të ulet. Gjithashtu, nëse produkti juaj është i
pajisur me një ekran që tregon kohëzgjatjen e programit,
ekrani do të fiket tërësisht. Në rastin e rrotullimit të çelësit
të Përzgjedhjes së Programit apo shtypjes së ndonjë
butoni, dritat dhe ekrani do të kthehen në kushtet e tyre
të mëparshme. Përzgjedhjet tuaja të bëra gjatë daljes
nga metoda e kursimit të energjisë mund të ndryshojnë.
Kontrolloni përshtatshmërinë e përzgjedhjes tuaj përpara
nisjes së programit. Rregullojeni sërish nëse është e
nevojshme. Ky nuk është një defekt.
Makinë larëse / Udhëzim për përdorim

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières