Beko WMB 50601 Y+ Manuel D'utilisation page 43

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles

Les langues disponibles

C
INFORMACIONE
Përdorni një kundër-gëlqeror të përshtatshëm për makinat larëse.
Një sasi uji mund të ketë mbetur në produkt për shkak të
proceseve të kontrollit të cilësisë në prodhim. Kjo nuk është e
dëmshme për produktin.
2.9 Hedhja e materialeve paketuese
Materialet paketuese janë të rrezikshme për fëmijët. Ruajini
materialet paketuese në një vend të sigurt ku fëmijët nuk
mund t'i kapin.
Materialet paketuese të produktit janë të prodhuara prej
materialesh të riciklueshme. Hidhini ato siç duhet dhe ndajini
në përputhje me udhëzimet e riciklimit të mbeturinave. Mos i
hidhni ato bashkë me mbeturinat shtëpiake normale.
2.10 Transportimi i produktit
Hiqeni nga priza produktin përpara se ta transportoni. Hiqini
lidhjet e shkarkuesit të ujit dhe furnizimit me ujë. Shkarkoni
ujin e mbetur në produkt tërësisht; shihni, "Shkarkimi i ujit
të mbetur dhe pastrimi i filtrit të pompës". Instaloni bulonat
e sigurisë në radhë të kundërt me procedurën e heqjes;
shihni, "Heqja e kyçjeve të transportit".
C
INFORMACIONE
Mos e lëvizni asnjëherë produktin pa vendosur në vend siç duhen
bulonat e sigurisë së transportit!
2.11 Hedhja e produktit të vjetër
Hidheni produktin tuaj të vjetër në një mënyrë miqësore me
mjedisin.
Referojuni shitësit tuaj lokal ose qendrës së grumbullimit të
mbeturinave të ngurta në zonën tuaj dhe mësoni si ta hidhni
produktin tuaj.
Për sigurinë e fëmijëve, priteni kordonin elektrik dhe thyejeni
mekanizmin e kyçjes së derës së ngarkimit me qëllim që ajo
të mos jetë funksionale para hedhjes së produktit.
3 Përgatitja
3.1 Gjëra që duhen bërë për të kursyer
energjinë
Informacioni në vijim do t'ju ndihmojë që ta përdorni
produktin në një mënyrë ekologjike dhe efiçente në lidhje me
energjinë.
• Përdoreni produktin me kapacitetin më të lartë të
lejuar nga programi që keni përzgjedhur por mos e
mbingarkoni; shihni "Tabela e programeve dhe konsumit".
• Ndiqni gjithmonë udhëzimet në paketimin e detergjentit.
• Lajini rrobat pak të ndotura me temperatura të ulëta.
• Përdorni programe më të shpejta për sasi të vogla
rrobash pak të ndotura.
• Mos përdorni temperatura të larta për rroba që nuk janë
shumë të ndotura apo me njolla.
• Mos përdorni më tepër detergjent sesa sasia e
rekomanduar në paketimin e detergjentit.
3.2 Klasifikimi i rrobave
• Klasifikojini rrobat sipas llojit të materialit, ngjyrës dhe
shkallës së ndotjes dhe temperaturës së lejuar të ujit.
• Ndiqni gjithmonë udhëzimet që jepen në etiketat e
veshjeve.
43 / SQ
3.3 Përgatitja e rrobave për larje
• Rrobat që kanë pjesë të tilla si të brendshme me pjesë
metalike, tokëza të rripave apo kopsa metalike do ta
dëmtojnë makinerinë. Hiqini pjesët metalike ose lajini
rrobat duke i vendosur ato në një çantë për larje apo
këllëf.
• Hiqini të gjitha substancat në xhepa të tilla si monedhat,
stilolapsat dhe kapëset metalike të letrave, dhe kthejini
xhepat së prapthi dhe pastrojini. Objekte të tilla mund
ta dëmtojnë produktin ose të shkakojnë probleme me
zhurmën.
• Vendosini rrobat me përmasa të vogla të tilla si çorapet e
bebeve dhe çorapet e najlonit në një çantë për larje ose
këllëf.
• Vendosini perdet brenda pa i shtypur. Hiqini pajisjet
mbajtëse të perdeve.
• Mbërthejini zinxhirët, mbyllini kopsat e hapura dhe
rregulloni të grisurat dhe të çarat.
• Lajini produktet me etiketat "lahet me makineri" ose
"lahet me dorë" vetëm me një program të përshtatshëm.
• Mos i lani rrobat me ngjyrë dhe ato të bardha bashkë.
Veshjet e reja, të errëta të pambukta lëshojnë shumë
bojë. Lajini këto rroba më vete.
• Njollat e forta duhet të trajtohen siç duhet para larjes.
Nëse jeni të pasigurt, verifikojeni me një pastrim kimik.
• Përdorni vetëm produkte të cilat janë të përshtatshme
për larjen me makinën. Ndiqni gjithmonë udhëzimet mbi
paketim.
• Lajini pantallonat dhe rrobat delikate të kthyera së
prapthi.
• Ruajini artikujt e përbërë prej leshi angore në ngrirës për
disa orë përpara larjes. Kjo do të ulë rënien e qimeve.
• Rrobat të cilat kanë sasi të madhe materialesh të tilla
si miell, pluhur gëlqereje, qumësht pluhur etj. duhet të
shkunden mirë përpara se të vendosen në makineri.
Papastërti dhe pluhura të tillë në rroba mund të
grumbullohen në pjesët e brendshme të makinerisë dhe
mund të shkaktojnë dëmtime me kalimin e kohës.
3.4 Kapaciteti i duhur i ngarkesës
Kapaciteti makmimal i ngarkesës varet nga lloji i rrobave,
niveli i ndojes dhe programi i larjes që dëshironi.
Makineria e rregullon automatikisht sasinë e ujit sipas
peshës së rrobave të ngarkuara.
A
KUJDES
Ndiqni informacionin në "Tabelën e programit dhe konsumit".
Në rast se mbingarkohet, performanca e larjes së makinerisë do
të ulet. Për më tepër, mund të ketë probleme me zhurmën dhe
dridhjet.
Makinë larëse / Udhëzim për përdorim

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières