Rregullimi I Këmbëve; Lidhja Elektrike - Beko WMB 50601 Y+ Manuel D'utilisation

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles

Les langues disponibles

A
KUJDES
Sigurohuni që lidhjet e ujit të ftohtë dhe të ngrohtë të kryhen në
mënyrë korrektë kur instaloni produktin. Në të kundërt, rrobat do
të dalin të nxehta dhe të papërdorshme në fund të procesit të
larjes.
Shtrëngojini me dorë të gjitha vidat e tubave. Mos përdorni
asnjëherë çelës për të shtrënguar vidat. Hapini rubinetat
plotësisht pasi të keni bërë lidhjen e tubave për të kontrolluar
për rrjedhje të ujit në pikat e lidhjes. Nëse ka ndonjë rrjedhje,
mbyllni rubinetin dhe hiqni vidën. Shtrëngoni sërish vidën me
kujdes pasi të keni kontrolluar mbylljen. Për të parandaluar
rrjedhjet e ujit dhe dëmtimet e shtaktuara prej tyre, mbajini
rubinetat mbyllur kur makineria nuk është në punë.
2.5 Lidhja me shkarkuesin
• Fundi i tubit të shkarkimit duhet të lidhet direkt me tubin e
shkarkimit të ujit të përdorur ose me lavamanin.
A
KUJDES
Mos i hiqni kyçjet e transportit përpara heqjes së materialeve
përforcuese.
• Tubi duhet të instalohet në një lartësi të paktën 40 cm,
dhe maksimumi 100 cm.
• Në rastin kur tubi ngrihet pasi ka qenë në nivelin e
dyshemesë ose afër tokës (më pak se 40 cm mbi tokë),
shkarkimi i ujit bëhet më i vështirë dhe rrobat mund të
dalin shumë të njoma. Prandaj, merrni parasysh lartësitë
e treguara në figurë.
• Për të parandaluar kthimin pas të ujit të pistë në makineri
dhe për të mundësuar një shkarkim të lehtë, mos e zhysni
pjesën fundore të tubit në ujë të pistë ose mos e çoni në
shkarkim më shumë se 15 cm. Nëse është shumë i gjatë,
priteni.
• Fundi i tubit nuk duhet të jetë i palosur, nuk duhet të
jetë i shtypur dhe tubi nuk duhet të jetë i bllokuar midis
shkarkuesit dhe makinerisë.
• Nëse gjatësia e tubit është e pamjaftueshme, përdoreni
duke i shtuar një tub shtesë origjinal. Gjatësia e tubit
nuk mund të jetë më e gjatë se 3.2 m. Për të shmangur
problemet me rrjedhjen e ujit, lidhja midis tubit të shtuar
dhe tubit të shkarkimit duhet të mbërthehet mirë me një
morsetë të përshtatshme që të mos rrjedhë.
42 / SQ
2.6 Rregullimi i këmbëve
A
KUJDES
Me qëllim që të sigurohemi që produkti punon pa zhurma dhe pa
dridhje, ai duhet të qëndrojë në nivel dhe i balancuar me këmbët
e tij. Balanconi makinerinë duke rregulluar këmbët. Përndryshe,
produkti mund të lëvizë nga vendi i tij dhe të shkaktojë shtypje dhe
probleme me dridhjen.
Lironi me dorë vidat bllokuese të këmbëve. Rregulloni
këmbët derisa produkti të qëndrojë në nivel dhe i balancuar.
Shtrëngojini sërish me dorë të gjitha vidat bllokuese.
A
KUJDES
Mos përdorni asnjë mjet për të liruar vidat bllokuese. Në të
kundërt, ato do të dëmtohen.

2.7 Lidhja elektrike

Lidheni produktin me një prizë të tokëzuar të mbrojtur nga një
siguresë në përputhje me vlerat në tabelën e "Specifikimeve
teknike". Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për
ndonjë dëmtim që mund të kryhet kur produkti përdoret pa
tokëzim në përputhje me rregulloret lokale.
• Lidhja duhet të jetë në përputhje me rregulloret kombëtare.
• Spina e kordonit elektrik duhet të arrihet lehtësisht pas
instalimit.
• Tensioni dhe mbrojtja e lejuar me siguresën apo çelësin
tregohen në pjesën e "Specifikimeve teknike". Nëse vlera
aktuale e siguresës apo çelësit në shtëpi është më pak se
16 Amps, merrni një specialist elektrik të kualifikuar për të
instaluar një siguresë 16 Amp.
• Tensioni i specifikuar duhet të jetë i barabartë me tensionin
e rrjetit.
• Mos bëni lidhje nëpërmjet kordonëve zgjatues apo me
shumë priza.
B
KUJDES
Kordonët elektrikë të dëmtuar duhet të zëvendësohen nga
Agjentët e Autorizuar të Shërbimit.
2.8 Përdorimi për herë të parë
Përpara se të filloni të përdorni produktin, sigurohuni që të
gjitha përgatitjet janë kryer në përputhje me udhëzimet në
pjesët "Udhëzime të rëndësishme sigurie" dhe "Instalimi".
Për ta bërë gati produktin për të larë rroba, kryeni si punë
të parë programin Pambuk-90. Përpara nisjes së programit
vendosni maksimumi 100 g pluhur kundër-gëlqeror në
ndarësen kryesore të detergjentit larës (ndarësja nr. II). Nëse
kundër-gëlqerori është në formë tablete, vendosni vetëm
një tabletë në ndarësen nr. II. II. Thani pjesën e brendshme
të fryrësit me një copë leckë të pastër pasi programi të ketë
përfunduar.
Makinë larëse / Udhëzim për përdorim

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières