Beko WMB 50601 Y+ Manuel D'utilisation page 41

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles

Les langues disponibles

2 Instalimi
Referojuni Agjentit të Autorizuar më të afërt të Shërbimit
për instalimin e produktit. Për ta bërë produktin gati për
përdorim, shqyrtoni informacionin në manualin e përdorimit
për t'u siguruar që elektriciteti, furnizimi me ujë dhe sistemet
e kullimit të ujit janë ato të duhurat përpara se t'i telefononi
Agjentit të Autorizuar të Shërbimit. Nëse nuk janë, telefonojini
një tekniku të kualifikuar dhe hidraulikut që t'i rregullojnë në
mënyrën e duhur.
C
INFORMACIONE
Përgatitja e vendit dhe instalimeve elektrike, të furnizimit me
ujë dhe largimit të ujit të përdorur në vendin e instalimit, është
përgjegjësi e blerësit.
Sigurohuni që tubat e ngakimit dhe shkarkimit të ujit dhe
gjithashtu kordoni elektrik nuk janë të palosur, të shtypur ose
të thërrmuar gjatë shtyrjes së produktit në vendin e tij pas
procedurave të instalimit apo pastrimit.
B
KUJDES
Instalimi dhe lidhjet elektrike të produktit duhet të kryhen nga
Agjenti i Autorizuar i Shërbimit. Prodhuesi nuk do të mbajë
përgjegjësi për dëmtime që mund të bëhen nga procedura të
kryera nga persona të paautorizuar.
A
KUJDES
Përpara instalimit, kontrolloni me sy nëse produkti ka ndonje
defekt të dukshëm. Nëse po, mos e instaloni. Produktet e
dëmtuara shkaktojnë rreziqe për sigurinë tuaj.
2.1 Vendi i përshtatshëm i instalimit
• Vendoseni makinerinë në një sipërfaqe të ngurtë. Mos e
vendosni në një tapet me qime të gjatë apo sipërfaqe të
ngjashme.
• Pesha e plotë e makinës larëse dhe tharëses -me
ngarkesë të plotë- kur janë të vendosura mbi njëra-tjetrën
arrin afërsisht 180 kilogramë. Vendoseni produktin në një
sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë që ka kapacitet mbajtës
të mjaftueshëm!
• Mos e vendosni produktin mbi kordonin elektrik.
• Mos e instaloni produktin në vende ku temperatura mund
të zbresë nën 0ºC.
• Vendoseni produktin të paktën 1 cm larg nga skajet e
pajisjeve të tjera.
2.2 Heqja e paketimeve përforcuese
Anoni makinerinë nga ana e pasme për të hequr paketimet
përforcuese. Hiqini paketimet përforcuese duke tërhequr
shiritin.
41 / SQ
2.3 Heqja e kyçjeve të transportit
A
KUJDES
Mos i hiqni kyçjet e transportit përpara heqjes së materialeve
përforcuese.
Hiqini bulonat e sigurisë së transportit përpara vënies në punë të
makinës larëse! Në rast të kundërt, produkti do të dëmtohet.
Lironi të gjithë bulonat me një çelës anglez derisa të
rrotullohen lirshëm (C). Hiqini bulonat e sigurisë së transportit
duket i rrotulluar ata me butësi. Montoni kapakët plastikë që
ndodhen në çantën e Manualit të Përdorimit në vrimat në
panelin e pasëm. (P)
C
INFORMACIONE
Ruajini bulonat e sigurisë së transportit në një vend të sigurt që ti
ripërdorni kur makina larëse duhet të lëvizet sërish në të ardhmen.
Mos e lëvizni asnjëherë produktin pa vendosur në vend siç duhen
bulonat e sigurisë së transportit!
2.4 Lidhja e furnizimit me ujë
C
INFORMACIONE
Presioni i furnizimit me ujë që kërkohet për të vënë në punë
produktin është midis 1 dhe 10 (0.1 – 1 MPa). Është e nevojshme
që të keni 10 - 80 litra ujë të rrjedhshëm në një minutë nga
rubineti i hapur plotësisht që makineria të punojë normalisht.
Vendosni një valvul që ul presionin nëse presioni i ujit është i lartë.
Nëse keni ndërmend që të përdorni hyrjen dyfishe të ujit si
një njësi hyrje të vetme të ujit (të ftohtë), ju duhet të instaloni
bllokuesin në valvulën e ujit të nxehtë përpara vënies në punë të
produktit. (Zbatohet për produktet që kanë një grup bllokues qorr.)
Nëse dëshironi ti përdorni të dyja hyrjet e ujit të produktit, lidhni
tubin e ujit të nxehtë pasi të keni hequr bllokuesin dhe grupin e
rondeleve nga valvula e ujit të nxehtë. (Zbatohet për produktet që
kanë një grup bllokues qorr.)
A
KUJDES
Modelet me një hyrje të vetme të ujit nuk duhet të lidhen me
rubinetin e ujit të nxehtë. Në një rast të tillë rrobat do të dëmtohen
ose produkti do të kalojë në metodën e mbrojtur dhe nuk do të
punojë.
Mos përdorni tuba uji hyrës të vjetër apo të përdorur për produktin
e ri. Mund të krijojë njolla mbi rrobat tuaja.
Lidhini tubat e veçantë që merren me produktin me hyrjet e
ujit të produktit. Tubi i kuq (majtas) (maks. 90 ºC) është për
hyrjen e ujit të nxehtë, tubi blu (djathtas) (maks. 25 ºC) është
për hyrjen e ujit të ftohtë.
Makinë larëse / Udhëzim për përdorim

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières