Beko WMB 50601 Y+ Manuel D'utilisation page 44

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles

Les langues disponibles

Në tabelën në vijim janë dhënë si shembuj llojet e rrobave
dhe peshat e tyre mesatare.
Llojet e rrobave
Rrobë banje
Mbulesë krevati
Çarçaf krevati
Këllëf
Mbulesë tavoline
Peshqir
Këmishë meshkujsh
3.5 Ngarkimi i rrobave
Hapni derën e ngakimit. Vendosini rrobat lirshëm në
makineri. Shtyjeni derën e ngarkesës për ta mbyllur derisa të
dëgjoni tingullin e kyçjes. Sigurohuni që të mos kenë mbetur
rroba të kapura te dera.
C
INFORMACIONE
Dera e ngarkimit kyçet ndërsa një program është në punë. Dera
mund të hapet pak pasi programi të përfundojë.
A
KUJDES
Në rast se rrobat vendosen gabim, mund të shkaktohen probleme
me zhurmat dhe dridhjet e makinerisë.
3.6 Përdormi i detergjentit dhe zbutësit
Sirtari i Detergjentit
Sirtari i detergjentit përbëhet nga tre ndarje:
– (1) për paralarjen
– (2) për larjen kryesore
– (3) për zbutjen
– (*) për më tepër ka një pjesë sifoni në ndarësen e zbutësit.
2 3
1
Detergjenti, zbutësi dhe agjentët e tjerë të pastrimit
• Shtoni detergjent dhe zbutës përpara nisjes së programit
të larjes.
• Mos e hapni asnjëherë sirtarin e detergjentit ndërsa është
në punë programi i larjes!
• Kur përdorni një program pa paralarje, mos vendosni
detergjent në ndarësen e paralarjes (ndarësja nr. 1).
• Në një program me paralarje, mos vendosni detergjent të
lëngshëm në ndarësen e paralarjes (ndarësja nr. 1).
• Mos përzgjidhni një program me paralarje nëse do
të përdorni një detergjent të paketuar ose tabletë të
tretshme. Vendoseni detergjentin e paketuar ose tabletën
e tretshme direkt midis rrobave në makineri.
• Nëse do të përdorni një detergjent të lëngshëm, mos
harroni të vendosni mbajtësen e detergjentit të lëngshëm
në ndarësen e larjes kryesore (ndarësja nr. 2).
44 / SQ
3.7 Zgjedhja e llojit të detergjentit
Lloji i detergjentit që do të përdoret varet nga lloji dhe ngjyra
e materialit.
Pesha (g)
• Përdorni detergjentë të ndryshëm për rrobat me ngjyra
1200
dhe të bardha.
700
• Lajini rrobat tuaja delikate vetëm me detergjentë të
veçantë (detergjentë të lengshëm, shampo për të leshtat,
500
etj.) që përdoren vetëm për rroba delikate.
200
• Kur lani rroba me ngjyra të errëta apo jorganë,
250
rekomandohet që të përdoret detergjent i lëngshëm.
200
• Lajini të leshtat me detergjentë të veçantë të prodhuar në
200
mënyrë specifike për të leshtat.
A
Përdorni vetëm detergjentë të prodhuar në mënyrë specifike për
makina larëse automatike.
Mos përdorni pluhur sapuni.
3.8 Rregullimi i sasisë së detergjentit
Sasia e detergjentit larës që duhet të përdoret varet nga
sasia e rrobave, niveli i ndotjes dhe fortësia e ujit. Lexoni me
kujdes udhëzimet e prodhuesit në paketimin e detergjentit
dhe ndiqni vlerat e dozave.
• Mos përdorni sasi që i tejkalojnë dozat e rekomanduara
në paketimin e detergjentit për të shmangur problemet
e shkumës së tepërt, shpëlarjes jo të mirë, kursimeve
financiare dhe në fund, mbrojtjes së mjedisit.
• Përdorni më pak detergjent për sasi të vogla të rrobave
pak të ndotura.
• Përdorini detergjentët e përqendruar në dozat e
rekomanduara.
3.9 Përdorimi i zbutësve
Hidheni zbutësin në ndarësen e zbutësit të sirtarit të
detergjentit.
• Përdorni dozat e rekomanduara në paketim.
• Mos e kaloni nivelin (>max<) të shënuar në ndarësen e
zbutësit.
• Nëse zbutësi e ka humbur rrjedhshmërinë, hollojeni me
ujë përpara se ta vendosni në sirtarin e detergjentit.
Përdorimi i zbardhuesve
• Përzgjidhni një program me paralarje dhe shtoni agjentin
zbardhues në fillim të paralarjes. Mos vendosni detergjent
në ndarësen e paralarjes.
• Mos përdorni agjent zbardhues dhe detergjent duke i
përzier ata.
• Përdorni një sasi të vogël (afërsisht 50 ml) të agjentit
zbardhues dhe shpëlajini rrobat mirë sepse shkakton
acarim të lëkurës. Mos e hidhni agjentin zbardhues në
rroba dhe mos e përdorni për rrobat me ngjyra.
• Kur përdorni zbardhues me bazë oksigjeni, ndiqni
udhëzimet në paketim dhe përzgjidhni një program që lan
në temperatura të ulëta.
• Zbardhuesit me bazë oksigjeni mund të përdoren bashkë
me detergjentët; megjithatë, nëse trashësia e tij nuk është
e njëjtë me të detergjentit, vendosni me parë detergjentin
në ndarësen nr. "II" në sirtarin e detergjentit dhe prisni
derisa detergjenti të rrjedhë ndërsa makineria po merr
ujë. Shtojeni agjentin zbardhues nga e njëjta ndarëse
ndërsa makineria po merr ende ujë.
KUJDES
Makinë larëse / Udhëzim për përdorim

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières