Télécharger Imprimer la page

Makita DC10SB Manuel D'instructions page 49

Masquer les pouces Voir aussi pour DC10SB:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 5
SHQIP
Paralajmërim: Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës
8 vjeç e sipër dhe personat me aftësi fizike, ndijore ose mendore
të kufizuara apo që u mungon eksperienca dhe njohuritë nëse
kanë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes
në mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që mund të ndodhin.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja
nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Simbolet
Më poshtë jepen simbolet e përdorura për pajisjen. Sigurohuni që të kuptoni kuptimin e tyre para përdorimit.
• Vetëm për ambiente të brendshme.
• IZOLIM I DYFISHTË
• Në karikim.
• Vonesë karikimi (Bateri në ftohje ose
bateri shumë e ftohtë).
• Vonesë karikimi (Bateri shumë e nxehtë
ose shumë e ftohtë).
• Mos bëni qark të shkurtër.
• Mos ekspozoni baterinë në ujë apo shi.
• Vetëm për shtetet e BE-së
Mos i flakni pajisjet elektrike ose baterinë bashkë me mbeturinat shtëpiake!
Në pajtim me Direktivat Evropiane mbi Mbetjet Elektronike, Pajisjet Elektronike, Bateritë e Akumulatorët dhe
Mbetjet e Baterive dhe Akumulatorëve si dhe zbatimin e tyre në pajtim me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike e
bateritë dhe paketa(t) e baterive që kanë arritur në fundin e jetëgjatësisë së funksionimit të tyre duhet të mblidhen
veçmas dhe të dërgohen në një fabrikë riciklimi që përmbush kërkesat mjedisore.
KUJDES:
1.
RUAJINI KËTO UDHËZIME – Ky manual përmban udhëzime
të rëndësishme të sigurisë dhe përdorimit për karikuesin e
baterisë.
2.
Para se të përdorni karikuesin e baterisë, lexoni të gjitha
udhëzimet dhe shenjat e kujdesit mbi (1) karikuesin e
baterisë, (2) baterinë dhe (3) produktin që përdor baterinë.
3.
KUJDES – Për të ulur rrezikun për lëndim, karikoni vetëm
bateritë e karikueshme të tipit Makita. Llojet e tjera të baterive
mund të shpërthejnë duke shkaktuar lëndim dhe dëmtim të
personit.
4.
Bateritë e pa-karikueshme nuk mund të karikohen me këtë
karikues baterie.
5.
Përdorni një burim rryme elektrike me voltazh të specifikuar
mbi etiketën e karikuesit.
6.
Mos e karikoni fishekun e baterisë në prani të lëngjeve apo
gazrave të ndezshme.
7.
Mos e ekspozoni karikuesin në shi apo borë.
8.
Kurrë mos e mbani karikuesin nga kordoni apo ta tërhiqni për
ta stakuar nga priza.
• Lexoni manualin e udhëzimeve.
• Gati për karikim.
• Karikimi përfundoi.
• Bateri me defekt.
• Anomali ftohjeje.
• Mos hidhni baterinë në zjarr.
• Gjithmonë ricikloni bateritë.
9.
Pas karikimit ose para se të përpiqeni të kryeni mirëmbajtje
ose pastrim, hiqeni karikuesin nga priza e rrymës elektrike.
Tërhiqeni nga fisha në vend të kordonit kur doni të stakoni
karikuesin.
10. Sigurohuni që kordoni të jetë i dallueshëm, në mënyrë që
të mos shkelet, pengohet apo t'i nënshtrohet dëmtimit apo
tensionit.
11. Mos e përdorni karikuesin me kordon apo fishë të dëmtuar.
Nëse dëmtohet kordoni apo fisha, kërkoni ndërrimin e tij nga
qendra e autorizuar e shërbimit Makita për të shmangur një
rrezik.
12. Mos e përdorni apo çmontoni karikuesin nëse ka marrë një
goditje të fortë, është rrëzuar apo dëmtuar në ndonjë mënyrë;
dërgojeni te një riparues i kualifikuar. Përdorimi apo montimi i
gabuar mund të shkaktojë goditje elektrike apo zjarr.
13. Mos e karikoni fishekun e baterisë kur temperatura e dhomës
të jetë NËN 10°C ose MBI 40°C. Në temperaturë të ftohtë
mund të mos fillojë karikimi.
14. Mos u përpiqni të përdorni një transformator, një gjenerator
motorik apo prizë të rrymës direkte.
15. Mos lejoni asgjë që të mbulojë ose bllokojë grykat e ajrit.
49

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Dc10wd