Saeco GranAroma SM6585 Mode D'emploi page 347

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 135
- Fortësia e ujit: mund të zgjidhni midis 5 niveleve në përputhje me fortësinë e ujit në rajonin tuaj.
- Koha e gatishmërisë: mund të zgjidhni 15, 30, 60 ose 180 minuta.
- Ndriçimi i ekranit: mund të zgjidhni të ulët, mesatar dhe të lartë.
- Gjuha: mund ta zgjidhni gjuhën e ekranit sipas preferencës suaj.
- Tingulli: mund të aktivizoni apo çaktivizoni tingullin sinjalizues të makinës.
- Ndriçimi i përparmë: mund të zgjidhni "gjithmonë ndezur", "ndezur gjatë përgatitjes" ose "gjithmonë
fikur".
- Njësia matëse: mund të zgjidhni midis ml. ose oz.
Rikthimi në cilësimet fillestare
Makina ju ofron mundësinë ta riktheni në cilësimet fillestare në çdo moment.
1 Prekni ikonën "Settings (Cilësimet)"
2 Përdorni shigjetat lart dhe poshtë për të zgjedhur "Factory settings (Cilësimet fillestare)".
Konfirmoni duke prekur ikonën "OK".
3 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes
-
Cilësimet u rikthyen.
Cilësimet e mëposhtme janë rikthyer në gjendjen fillestare: fortësia e ujit, koha e gatishmërisë,
ndriçimi i ekranit, tingujt, ndriçimi i përparmë, profilet.
Filtri i ujit "AquaClean"
Makina juaj është e pajisur me "AquaClean". Ju mund ta vendosni filtrin e ujit "AquaClean" në
depozitën e ujit për të ruajtur shijen e kafesë. Ai gjithashtu ul nevojën për pastrimin e çmërsit duke
pakësuar gëlqeren e krijuar në makinën tuaj. Mund të blini një filtër uji "AquaClean" nga shitësi juaj
lokal, në qendrat e autorizuara të shërbimit ose në internet në adresën www.philips.com/parts-and-
accessories.
Treguesi i statusit të filtrit "AquaClean"
Kur "AquaClean" është aktiv, statusi i filtrit "AquaClean" është gjithmonë i dukshëm në ekran si
përqindje.
- Nëse statusi i filtrit "AquaClean" është 10% ose më pak, në ekran shfaqet një mesazh për 2 sekonda
sa herë që ndizni makinën. Ky mesazh ju këshillon të blini një filtër të ri.
- Nëse statusi i filtrit është 0%, makina ju kërkon të ndërroni filtrin "AquaClean" sa herë që ndizni
makinën.
Aktivizimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)
Makina nuk e dikton automatikisht që në depozitën e ujit është vendosur një filtër. Prandaj, duhet
të aktivizoni çdo filtër të ri uji "AquaClean" që instaloni në menynë "Clean (Pastro)".
Kur makina nuk e shfaq më mesazhin e aktivizimit të filtrit, mund ta aktivizoni ende një filtër uji
"AquaClean", por fillimisht duhet të pastroni çmërsin nga makina.
Makina duhet të jetë plotësisht pa gëlqere përpara se të nisni ta përdorni filtrin e ujit "AquaClean".
Përpara se të aktivizoni filtrin e ujit "AquaClean", ai duhet të parapërgatitet duke e njomur me ujë, siç
përshkruhet më poshtë. Nëse nuk e bëni këtë, në makinë mund të futet ajër në vend të ujit, çka bën
shumë zhurmë dhe nuk e lejon makinën që të përgatisë kafe.
.
për të konfirmuar se dëshironi të riktheni cilësimet.
Shqip
347

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Granaroma sm6582Granaroma sm6580Granaroma sm6480

Table des Matières