Përgatitja - Beko DN161220DX Manuel D'utilisation

Masquer les pouces Voir aussi pour DN161220DX:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 1
4
Përgatitja
Frigoriferi/ngrirësi duhet të montohet të
paktën 30 cm larg nga burimet e nxehtësisë
si pllakat e gatimit, furrat, ngrohësit qendrorë
dhe sobat dhe të paktën 5 cm larg nga furrat
elektrike dhe nuk duhet të ndodhet nën dritën
e drejtpërdrejtë të diellit.
Sigurohuni që pjesa e brendshme e frigoriferit/
ngrirësit të jetë plotësisht e pastruar.
Nëse montohen dy frigoriferë krah njëri-tjetrit,
duhet të ketë të paktën 2 cm distancë mes
tyre.
Kur e përdorni frigoriferin/ngrirësin për herë të
parë, kini parasysh udhëzimet e mëposhtme
gjatë gjashtë orëve të para.
Dera e tij nuk duhet të hapet shpesh.
Ai duhet të përdoret bosh pa vendosur
ushqime në të.
Mos e hiqni frigoriferin/ngrirësin nga priza.
Në rast se ndodh një defekt elektrik jashtë
kontrollit tuaj, shikoni paralajmërimet në
paragrafin "Zgjidhjet e rekomanduara për
problemet".
Shportat/raftet e përfshira me ndarjen e
freskisë duhet të përdoren gjithmonë për një
konsum të ulët të energjisë dhe për kushte
më të mira të ruajtjes.
Kontakti i ushqimeve me sensorin e
temperaturës në ndarjen e ngrirësit mund të
rritë konsumin e energjisë të pajisjes. Për këtë
arsye duhet të shmangni çdo kontakt me
sensorin(ët).
Pasi ajri dhe lagështia nuk do të depërtojnë
direkt në produkt kur dyert nuk janë të
hapura, produkti juaj do të optimalizohet
në kushte të mjaftueshme për ta mbrojtur
ushqim tuaj. Funksionet dhe komponentet
si kompresori, erashka, nxehja, shkrirja,
ndriçimi, ekrani dhe kështu me radhë
do të funksionojnë sipas nevojave për të
konsumuar energji minimale në këto rrethana.
Ky produkt është projektuar për t'u
përdorur në temperatura ambienti deri
në 43°C (90°F). Edhe nëse temperatura
e ambientit bie nën -15 °C, ushqimet e
ngrira në ngrirës nuk shkrijnë falë Sistemit
të tij të përparuar të kontrollit elektronik
të temperaturës. Për montimin e para,
produkti NUK duhet të vendoset në
temperatura të ulëta të ambientit. Kjo
sepse ngrirësi nuk mund të kthehet në
temperaturën standarde të funksionimit.
Kur të arrijë funksionimin e vazhdueshëm,
produkti mund të zhvendoset në një
vend tjetër. Kështu që, më vonë mund
ta vendosni produktin në garazh ose në
një dhomë pa ngrohje pa u shqetësuar
se ushqimet e ngrira mund të prishen.
Sidoqoftë, ka mundësi që temperaturat
e ulëta të përmendura më sipër të
shkaktojnë ngrirjen e ushqimeve në
ndarjen e frigoriferit; kështu që konsumojini
ushqimet në frigorifer në një mënyrë të
kontrolluar sipas nevojës. Kur temperatura
e ambientit të kthehet në normale, mund
ta ndryshoni parametrin e butonit sipas
nevojës.
Nëse temperatura e ambientit është nën
0°C, ushqimet në ndarjen e frigoriferit do
të ngrijnë. Për këtë arsye rekomandojmë
që të mos e përdorni ndarjen e frigoriferit
në temperatura të tilla të ulëta të ambientit.
Ju mund të vazhdoni ta përdorni ndarjen e
ngrirësit si zakonisht.
Në disa modele, paneli i instrumenteve
fiket automatikisht 5 minuta pas mbylljes
së derës. Ai do të riaktivizohet kur të hapet
dera ose kur të shtypet një buton.
Për shkak të ndryshimit të temperaturës
si rezultat i hapjes/mbylljes së derës së
produktit gjatë përdorimit, kondensimi në
raftet e derës/trupit dhe në kontejnerët e
xhamit është normal.
13
SQ

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières