Beko DN161220DX Manuel D'utilisation page 204

Masquer les pouces Voir aussi pour DN161220DX:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 1
1. Treguesi i temperaturës së ndarjes
së ngrirësit
Tregon temperaturën e caktuar për ndarjen
e ngrirësit.
2.Funksioni i përcaktimit të
temperaturës së ndarjes së ngrirësit
Ky funksion ju lejon që të caktoni
temperaturën e ndarjes së ngrirësit. Shtypni
këtë buton për të caktuar temperaturën e
ndarjes së ngrirësit përkatësisht në -18, -19,
-20, -21, -22, -23 dhe -24.
3. Butoni i funksionit të ngrirjes së
shpejtë, butoni i aktivizimit-çaktivizimit
të Icematic (3")
Treguesi i ngrirjes së shpejtë ndriçon
kur është aktiv funksioni i ngrirjes së
shpejtë. Për ta anuluar këtë funksion,
shtypni përsëri butonin e ngrirjes së
shpejtë. Treguesi i ngrirjes së shpejtë
do të çaktivizohet dhe do të kthehet
në parametrat normale. Nëse nuk e
anuloni, ngrirja e shpejtë do të anulohet
automatikisht pas 4 orësh ose kur ndarja
e ngrirësit të arrijë temperaturën e duhur.
Nëse dëshironi të ngrini sasi të mëdha
ushqimesh të freskëta, shtypeni butonin
e ngrirjes së shpejtë para se t'i vendosni
ushqimet në ndarjen e ngrirësit. Nëse
e shtypni butonin e ngrirjes së shpejtë
vazhdimisht me intervale të shkurtra, do të
aktivizohet mbrojtja e qarkut elektronik dhe
kompresori nuk do të ndizet menjëherë.
Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka një
ndërprerje të energjisë dhe rikthehet
korrenti!
4. Treguesi i funksionit së ngrirjes së
shpejtë
Ky simbol pulson me animacion kur
funksioni i ngrirjes së shpejtë është aktiv.
5. Treguesi i përcaktimit të
temperaturës së ndarjes së frigoriferit
Tregon temperaturën e caktuar për
Ndarjen e frigoriferit.
6. Funksioni i përcaktimit të
temperaturës së ndarjes së frigoriferit
ky funksion ju lejon që të caktoni
temperaturën e ndarjes së frigoriferit. Shtypni
këtë buton për të caktuar temperaturën e
ndarjes së frigoriferit përkatësisht në 8, 7, 6,
5, 4, 3, 2 gradë.
7. Butoni i funksionit të shpejtë të
frigoriferit
Kur shtypni butonin e ftohjes së shpejtë,
temperatura e ndarjes do të jetë më e
ftohtë se vlerat e rregulluara. Ky funksion
mund të përdoret për ushqimet që duhet të
ftohen me shpejtësi në ndarjen e frigoriferit.
Nëse dëshironi të ftohni sasi të mëdha
ushqimesh të freskëta, rekomandohet që ta
aktivizoni këtë funksion para se t'i vendosni
ushqimet në frigorifer. Treguesi i ftohjes së
shpejtë ndriçon kur është aktiv funksioni
i ftohjes së shpejtë. Për ta anuluar këtë
funksion, shtypni përsëri butonin e ftohjes
së shpejtë. Treguesi i ftohjes së shpejtë
do të çaktivizohet dhe do të kthehet në
parametrat normalë. Nëse nuk e anuloni,
funksioni i ftohjes së shpejtë do të anulohet
automatikisht pas 2 orësh ose kur ndarja e
frigoriferit të arrijë temperaturën e duhur.
Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka
një ndërprerje të energjisë dhe rikthehet
korrenti.
8. Treguesi i çaktivizimit të Icematic
Icematic nuk do të punojë kur treguesi i
këtij funksioni është aktiv.
Për të aktivizuar funksionin e çaktivizimit të
akullit, duhet ta mbani të shtypur butonin e
ngrirjes së shpejtë për 3 sekonda.
9. Funksioni Eco-Fuzzy (përdorimi
special ekonomik)
Kur shtypni butonin Eco-Fuzzy, do të
aktivizohet funksioni Eco Fuzzy dhe treguesi
22
SQ

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières