Beko DN161220DX Manuel D'utilisation page 202

Masquer les pouces Voir aussi pour DN161220DX:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 1
10. Treguesi i përdorimit ekonomik
Tregon
se
frigoriferi
modalitetin e efikasitetit të energjisë. Ky
tregues do të jetë aktiv nëse temperatura
e Ndarjes së ngrirësit caktohet në -18 ose
nëse kryhet ftohja efikase për energjinë nga
funksioni Eko-ekstra.
11. Treguesi i funksionit të shpejtë të
frigoriferit
Ky simbol pulson me animacion kur
funksioni i ftohjes së shpejtë është aktiv.
12. Butoni i funksionit të shpejtë të
frigoriferit
Kur shtypni butonin e ftohjes së shpejtë,
temperatura e ndarjes do të jetë më e ftohtë
se vlerat e rregulluara.
Ky funksion mund të përdoret për ushqimet
që vendosen në ndarjen e frigoriferit dhe që
duhet të ftohen me shpejtësi.
Nëse dëshironi të ftohni sasi të mëdha
ushqimesh të freskëta, rekomandohet që
ta aktivizoni këtë veçori para se t'i vendosni
ushqimet në frigorifer.
Treguesi i ftohjes së shpejtë aktivizohet
kur është aktiv funksioni i ftohjes së shpejtë.
Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri
butonin e ftohjes së shpejtë.
Nëse nuk e anuloni, ftohja e shpejtë do të
anulohet automatikisht pas 4 orësh ose kur
ndarja e frigoriferit të arrijë temperaturën e
duhur.
Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka
një ndërprerje të energjisë dhe rikthehet
korrenti.
13. Treguesi i përcaktimit të
temperaturës së ndarjes së frigoriferit
Tregon temperaturën e caktuar për
Ndarjen e frigoriferit.
po
punon
20
14. Butoni i funksionit të ngrirjes së
shpejtë, butoni i aktivizimit-çaktivizimit
të Icematic (3")
Tregon temperaturën e caktuar për
Ndarjen e ngrirësit.
Për të ndaluar krijimin e akullit, shtypni
butonin e aktivizimit-çaktivizimit të Icematic
për 3 sekonda. Rrjedhja e ujit nga depozita
e ujit do të ndalojë kur zgjidhet ky funksion.
Sidoqoftë, akulli i prodhuar më parë mund
të merret nga Icematic. Për të rifilluar krijimin
e akullit, shtypni butonin e aktivizimit-
çaktivizimit të Icematic për 3 sekonda.
15. Treguesi i përcaktimit të
temperaturës së ndarjes së ngrirësit
Treguesi i ngrirjes së shpejtë aktivizohet
kur është aktiv funksioni i ngrirjes së shpejtë.
Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri
butonin e ngrirjes së shpejtë. Treguesi i
ngrirjes së shpejtë do të çaktivizohet dhe do
të kthehet në parametrat normale. Nëse nuk
e anuloni, ngrirja e shpejtë do të anulohet
automatikisht pas 8 orësh ose kur ndarja e
ngrirësit të arrijë temperaturën e duhur.
Nëse dëshironi të ngrini sasi të mëdha
ushqimesh të freskëta, shtypeni butonin
e ngrirjes së shpejtë para se t'i vendosni
ushqimet në ndarjen e ngrirësit.
Nëse e shtypni butonin e ngrirjes së shpejtë
vazhdimisht me intervale të shkurtra, do të
aktivizohet mbrojtja e qarkut elektronik dhe
kompresori nuk do të ndizet menjëherë.
Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka
një ndërprerje të energjisë dhe rikthehet
korrenti.
16. Treguesi i funksionit së ngrirjes së
shpejtë
Ky simbol pulson me animacion kur
funksioni i ngrirjes së shpejtë është aktiv.
SQ

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières