Beko DN161220DX Manuel D'utilisation page 223

Masquer les pouces Voir aussi pour DN161220DX:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 1
Produkti i ri mund të jetë më i gjerë se ai
i mëparshmi. Frigoriferët më të mëdhenj
punojnë për një kohë më të gjatë.
Temperatura e dhomës mund të jetë
e lartë. >>>Është normale që produkti
të punojë për periudha më të gjata në
ambient të ngrohtë.
Frigoriferi mund të jetë vënë në prizë
së fundi ose mund të jetë i mbushur
me ushqime. >>>Kur frigoriferi vihet në
prizë ose është mbushur së fundi me
ushqime, do të kërkojë më shumë kohë
që të arrijë temperaturën e caktuar. Kjo
është normale.
Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta
mund të jenë vendosur në frigorifer së
fundi. >>>Mos vendosni ushqime të
nxehta në frigorifer.
Dyert mund të hapen shpesh ose të
lihen pak hapur për një kohë të gjatë.
>>>Ajri i ngrohtë që ka hyrë në frigorifer
bën që frigoriferi të punojë për periudha
më të gjata. Mos i hapni dyert shpesh.
Dera e ndarjes të frigoriferit ose
ngrirësit mund të jetë lënë pak hapur.
>>>Kontrolloni nëse dyert janë mbyllur
plotësisht.
Frigoriferi është rregulluar në
një temperaturë shumë të ulët.
>>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit
në një gradë më të ngrohtë dhe prisni
derisa të arrihet temperatura.
Gomina e derës të frigoriferit ose ngrirësit
mund të jetë ndotur, konsumuar,
çarë ose të mos jetë izoluar mirë.
>>>Pastroni ose ndërroni gominën.
Gominat e dëmtuara/çara bëjnë që
frigoriferi të punojë më gjatë për të ruajtur
temperaturën aktuale.
Temperatura e ngrirësit është shumë e
ulët ndërsa temperatura e frigoriferit është
e mjaftueshme.
Temperatura e ngrirësit është rregulluar
në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni
temperaturën e ngrirësit në një gradë më
të ngrohtë dhe kontrolloni.
Temperatura e frigoriferit është shumë e
ulët ndërsa temperatura e ngrirësit është e
mjaftueshme.
Temperatura e frigoriferit është rregulluar
në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni
temperaturën e frigoriferit në një gradë
më të ngrohtë dhe kontrolloni.
Ushqimet që mbahen në sirtarët e
ndarjes të frigoriferit kanë ngrirë.
Temperatura e frigoriferit është
rregulluar në një vlerë shumë të lartë.
>>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit
në një vlerë më të ulët dhe kontrolloni.
Temperatura në frigorifer ose ngrirës
është shumë e lartë.
Temperatura e frigoriferit është
rregulluar në një vlerë shumë të lartë.
>>>Konfigurimi i temperaturës të ndarjes
të frigoriferit ka një efekt në temperaturën
e ngrirësit. Ndryshoni temperaturat e
frigoriferit ose ngrirësit dhe prisni derisa
ndarjet përkatëse të arrijnë temperaturën
e mjaftueshme.
Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur
për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni
dyert shpesh.
Dera është pak hapur. >>>Mbylleni
derën plotësisht.
Frigoriferi është vënë në prizë ose është
mbushur me ushqime së fundi. >>>Kjo
është normale. Kur frigoriferi vihet në
prizë ose është mbushur së fundi me
ushqime, do të kërkojë më shumë kohë
që të arrijë temperaturën e caktuar.
Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta
mund të jenë vendosur në frigorifer së
fundi. >>>Mos vendosni ushqime të
nxehta në frigorifer.
Dridhje ose zhurmë.
41
SQ

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières