SQ
Mos - U mundoni t'i mbani ushqimet e
ngrira që janë shkrirë; duhet të
hahen brenda 24 orësh ose të
gatuhen dhe të ngrihen përsëri.
Mos - E mbyllni derën para se të vendosni
kapakun e ndarjes të ngrirjes të
shpejtë.
Zgjidhja e problemeve
Pajisja nuk punon kur ndizet, kontrolloni;
• Që spina është futur mirë në prizë dhe
që ka energji. (Për të kontrolluar
energjinë në prizë, vendosni një
pajisje tjetër).
• Nëse ka rënë siguresa/automati ose
çelësi i shpërndarjes të rrymës është
fikur.
• Që kontrolli i temperaturës të jetë
vendosur mirë.
• Që spina e re të jetë lidhur mirë, nëse
e keni ndryshuar atë origjinale.
Nëse pajisja përsëri nuk punon pas
kontrolleve të mësipërme, kontaktoni
shitësin nga ku e keni blerë njësinë.
Ju lutem sigurohuni që të jenë bërë
kontrollet e mësipërme pasi do të ketë një
tarifë nëse nuk gjendet asnjë defekt.
Informacione rreth zhurmave të
punimit
Për ta mbajtur temperaturën e zgjedhur
konstante, pajisja juaj ndez me raste
kompresorin.
Zhurmat që vijnë si rezultat janë normale.
Sapo pajisja të arrijë temperaturën e
punimit, zhurma ulet automatikisht në
volum.
Zhurma e gumëzhimit lëshohet nga motori
(kompresori). Kur ndizet motori, zhurma
mund të rritet në volum për pak kohë.
Zhurma e flluskave, gurgullimës ose
gumëzhitjes lëshohet nga lënda ftohëse
ndërsa qarkullon përmes tubave.
Udhëzime për përdorimin
Zhurma e klikimit mund të dëgjohet
gjithmonë kur termostati ndez/fik motorin.
Mund të ndodhë një zhurmë klikimi kur
- sistemi automatik i shkrirjes është aktiv.
- pajisja po ftohet ose po ngrohet
(zgjerim material).
Nëse këto zhurma janë shumë të larta,
shkaqet ka mundësi të mos jenë
serioze dhe zakonisht eliminohen
lehtë.
Pajisja nuk është në nivel
Përdorni këmbët e rregullimit të lartësisë
ose vendosni diçka poshtë këmbëve.
Pajisja nuk qëndron e lirë
Ju lutem largojeni pajisjen nga gjërat e
tjera të kuzhinës ose pajisjet e tjera.
Raftet janë të lira ose ngjitin
Ju lutem kontrolloni pjesët e lëvizshme,
nëse është e nevojshme, montojini
përsëri.
Paralajmërim!
Mos u mundoni në asnjë moment të
riparoni pajisjen ose pjesët elektrike vetë.
Çdo riparim i bërë nga një person jo i aftë
është i rrezikshëm për përdoruesin dhe
mund të çojë në humbje të garancisë.
Simboli
ambalazhin tregon që ky produkt nuk
duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake.
Në vend të kësaj duhet të dorëzohet në
pikën e përshtatshme mbledhëse për
riciklimin e aparateve elektrike dhe
elektronike. Duke siguruar që ky produkt
të hidhet siç duhet, ndihmoni të
parandalohen pasoja të mundshme
negative për mjedisin dhe shëndetin e
njeriut, të cilat mund të shkaktohen
ndryshe nga hedhja e papërshtatshme
e këtij produkti. Për informacione më të
hollësishme për riciklimin e këtij produkti,
ju lutem kontaktoni zyrën lokale të qytetit
tuaj, shërbimin tuaj të mënjanimit të
mbeturinave shtëpiake ose dyqanin në të
cilin e keni blerë produktin.
37
mbi produktin ose mbi