Télécharger Imprimer la page

Udhëzime Sigurie; Udhëzime Të Rëndësishme Sigurie - LG GSX960NEAZ Manuel Du Propriétaire

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 435
UDHËZIME SIGURIE
Direktivat e mëposhtme të sigurisë janë bërë për të parandaluar
rreziqet e paparashikueshme nga përdorimi i pasigurt ose i gabuar i
produktit.
Direktivat janë ndarë në 'PARALAJMËRIM' dhe 'KUJDES' siç
tregohet më poshtë.
Ky simbol është për të treguar rastet dhe punimet
që mund të shkaktojnë rrezik. Lexoni pjesën me këtë
simbol me kujdes dhe ndiqni udhëzimet për të shmangur
rreziqet.
PARALAJMËRIM
Kjo tregon se mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë
dëmtime serioze ose vdekje.
KUJDES
Kjo tregon që mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë
lëndime të vogla ose dëmtime në produkt.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
PARALAJMËRIM
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose
dëmtimeve të personave kur përdorni produktin tuaj, duhet të
ndiqen masat bazë të sigurisë, përfshirë të mëposhtmet.
Fëmijët në shtëpi
Pajisja nuk është bërë për t'u përdorur nga persona (përfshirë
fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose
me mungesë përvoje dhe njohurie, përveç nëse mbikëqyren ose
udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
SQ
3

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Gsj960nsbz