Télécharger Imprimer la page

Prodhuesi Automatik I Akullit - LG GSX960NEAZ Manuel Du Propriétaire

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 435
SHËNIM
• Nëse e hapni derën e ngrirjes ndërsa po nxirret
ujë, dalja e ujit do të ndalojë dhe paneli i kontrollit
do të kthehet në ekranin fillestar.
• Nëse hapni derën e frigoriferit ndërsa nxirret
ujë, kuba akulli ose akull i thërrmuar, nxjerrja do
të ndalojë. Kur mbyllni derën, do të vazhdojë të
nxirret artikulli i zgjedhur për metodën e vendosur
më parë.
• Nëse gryka e gotës është e vogël, mund të
derdhet ujë nga gota ose të mos futni në gotë
komplet.
• Përdorni një gotë me grykë me diametër më
shumë se 68 mm kur nxirrni ujë, kuba akulli ose
akull të thërrmuar.
• Kur prodhuesi i akullit prodhon kuba akulli të vegjël
ose kubat e akullit ngjiten me njëri tjetrin, sasia
e ujit në prodhuesin e akullit mund të jetë e ulët
për shkak të ujit të pamjaftueshëm në depozitën e
ujit. Gjithashtu nëse nuk përdoret akulli shpesh, ai
mund të ngjitet.

Prodhuesi automatik i akullit

Prodhuesi automatik i akullit mund të prodhojë
automatikisht 6 kuba akulli njëherësh, 50-60 copa
brenda një periudhe 24 orëshe nëse kushtet janë
të favorshme. Kjo sasi mund të ndryshojë sipas
ambientit (temperaturës të ambientit pranë pajisjes,
shpeshtësia e hapjes të derës, sasia e ushqimit të
futur në pajisje, etj.).
• Nëse koshi i akullit është plot me akull, prodhimi i
akullit do të ndalojë.
• Zhurma e akullit që rrëzohet në koshin e akullit
është normale.
• Prodhuesi i akullit prodhon akull normalisht kur
kanë kaluar rreth 48 orë që kur është montuar
pajisja fillimisht.
• Hidheni akullin e prodhuar herën e parë dhe mos
e përdorni.
• Ndërkohë që prodhuesi i akullit është në punë,
mos e prekni direkt me duar.
• Nëse kubat e akullit mbahen në koshin e akullit
për kohë të gjatë, ato mund të ngjiten së bashku
dhe të mos ndahen lehtë. Në këtë rast, pastrojeni
koshin e akullit para se ta përdorni.
Ndezja dhe fikja e prodhuesit
automatik të akullit
1
Kapeni dhe hiqeni kapakun e prodhuesit
automatik të akullit duke e ngritur lart.
2
Kur nuk përdoret prodhuesi automatik i akullit,
koshi i akullit mund të përdoret si kosh ngrirjeje
pasi ta keni çuar çelësin e prodhuesit të akullit
në pozicionin e fikur.
SQ
29

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Gsj960nsbz