Télécharger Imprimer la page

LG GSX960NEAZ Manuel Du Propriétaire page 1112

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 435
Mirëmbajtja
•Shkëputeni kordonin e energjisë para se ta pastroni pajisjen ose
para se të ndërroni llambën e brendshme (ku është montuar).
•Fiksojeni mirë spinën e energjisë në prizë pasi ta keni pastruar nga
lagështia dhe pluhuri.
•Asnjëherë mos e shkëputni pajisjen duke tërhequr kabllon e
energjisë. Gjithmonë kapni spinën e energjisë fort dhe tërhiqeni
drejt nga priza.
•Mos spërkatni ujë brenda ose jashtë pajisjes për ta pastruar.
•Mos e pastroni pajisjen me furça, lecka ose sfungjerë me sipërfaqe
të ashpra ose të cilat janë prej materiali metalik.
•Vetëm personeli i kualifikuar i servisit nga qendra e shërbimit të
LG Electronics duhet të bëjë çmontimin, riparimin ose modifikimin
e pajisjes. Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG
Electronics nëse e lëvizni ose instaloni pajisjen në një vend tjetër.
•Mos përdorni tharëse flokësh për të tharë pjesën e brendshme të
pajisjes ose mos vendosni qiri brenda për të larguar erërat.
Hedhja
•Kur ta hidhni pajisjen, hiqeni gominën e derës duke i lënë raftet dhe
koshat në vend dhe mbajini fëmijët larg nga pajisja.
•Hidhini të gjitha materialet e paketimit (si qeset plastike dhe
stiropolin) larg nga fëmijët. Materialet e paketimit mund të
shkaktojnë mbytje.
Siguria teknike
•Mbajini pa pengesa hapësirat e ventilimit, në trupin e pajisjes ose
në strukturën e integruar.
SQ
7

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Gsj960nsbz