Télécharger Imprimer la page

Beko DN 155100 Mode D'emploi page 257

Masquer les pouces Voir aussi pour DN 155100:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 32
4
Përgatitja
• Frigoriferi/ngrirësi duhet të montohet
të paktën 30 cm larg nga burimet e
nxehtësisë si pllakat e gatimit, furrat,
ngrohësit qendrorë dhe sobat dhe të
paktën 5 cm larg nga furrat elektrike
dhe nuk duhet të ndodhet nën dritën
e drejtpërdrejtë të diellit.
• Sigurohuni që pjesa e brendshme e
frigoriferit/ngrirësit të jetë plotësisht e
pastruar.
• Nëse montohen dy frigoriferë krah
njëri-tjetrit, duhet të ketë të paktën 2
cm distancë mes tyre.
• Kur e përdorni frigoriferin/ngrirësin për
herë të parë, kini parasysh udhëzimet
e mëposhtme gjatë gjashtë orëve të
para.
• Dera e tij nuk duhet të hapet shpesh.
• Ai duhet të përdoret bosh pa
vendosur ushqime në të.
• Mos e hiqni frigoriferin/ngrirësin
nga priza. Në rast se ndodh një
defekt elektrik jashtë kontrollit tuaj,
shikoni paralajmërimet në paragrafin
"Zgjidhjet e rekomanduara për
problemet".
• Shportat/raftet e përfshira me
ndarjen e freskisë duhet të përdoren
gjithmonë për një konsum të ulët të
energjisë dhe për kushte më të mira
të ruajtjes.
• Kontakti i ushqimeve me sensorin e
temperaturës në ndarjen e ngrirësit
mund të rritë konsumin e energjisë
të pajisjes. Për këtë arsye duhet
të shmangni çdo kontakt me
sensorin(ët).
• Ky produkt është projektuar për t'u
përdorur në temperatura ambienti
deri në 43°C (90°F). Edhe nëse
temperatura e ambientit bie nën
-15 °C, ushqimet e ngrira në ngrirës
nuk shkrijnë falë Sistemit të tij të
përparuar të kontrollit elektronik të
temperaturës. Për montimin e para,
produkti NUK duhet të vendoset në
temperatura të ulëta të ambientit. Kjo
sepse ngrirësi nuk mund të kthehet
në temperaturën standarde të
funksionimit. Kur të arrijë funksionimin
e vazhdueshëm, produkti mund të
zhvendoset në një vend tjetër. Kështu
që, më vonë mund ta vendosni
produktin në garazh ose në një
dhomë pa ngrohje pa u shqetësuar
se ushqimet e ngrira mund të
prishen. Sidoqoftë, ka mundësi që
temperaturat e ulëta të përmendura
më sipër të shkaktojnë ngrirjen e
ushqimeve në ndarjen e frigoriferit;
kështu që konsumojini ushqimet në
frigorifer në një mënyrë të kontrolluar
sipas nevojës. Kur temperatura e
ambientit të kthehet në normale,
mund ta ndryshoni parametrin e
butonit sipas nevojës.
• Nëse temperatura e ambientit është
nën 0°C, ushqimet në ndarjen e
frigoriferit do të ngrijnë. Për këtë arsye
rekomandojmë që të mos e përdorni
ndarjen e frigoriferit në temperatura
të tilla të ulëta të ambientit. Ju mund
të vazhdoni ta përdorni ndarjen e
ngrirësit si zakonisht.
• Në disa modele, paneli i
instrumenteve fiket automatikisht 5
minuta pas mbylljes së derës. Ai do të
riaktivizohet kur të hapet dera ose kur
të shtypet një buton.
• Për shkak të ndryshimit të
temperaturës si rezultat i hapjes/
mbylljes së derës së produktit gjatë
përdorimit, kondensimi në raftet e
derës/trupit dhe në kontejnerët e
xhamit është normal.
15
SQ

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Dn 150100 dDn 154103Dn 155100 s