Udhëzuesit E Sigurisë - Gardena 5500/5 inox Mode D'emploi

Masquer les pouces Voir aussi pour 5500/5 inox:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 16
2. Udhëzuesit e sigurisë
Sigurimi elektrik:
RREZIK! Goditje elektrike!
Nëpërmjet një kablloje elektrike të çarë mund
të futet lagështirë në fushën elektrike dhe mund
të shkaktojë qark të shkurtër.
v Mos e prisni në asnjë mënyrë kabllon
elektrike (p. sh. gjatë kalimit të saj në
mur).
v Mos e hiqni pajisjen nga priza duke
tërhequr kabllon, por hiqeni nga priza
duke e kapur dhe tërhequr nga veshja
e jashtme të spinës
RREZIK ! Goditje elektrike!
Një pompë e dëmtuar nuk duhet përdorur.
v Në rast dëmtimi të pompës, ajo duhet
patjetër të kontrollohet nga pika e shërbimit
GARDENA.
v Përpara përdorimit të pompës ajo
gjithmonë duhet të kontrollohet me sy
(veçanërisht kablloja elektrike dhe spina).
Sipas DIN VDE 0100 (AZ/NZS 3000) pompat
e pusit mund të përdoren në pishina, hauze
kopshtesh dhe shatërvanë vetëm duke qenë të
lidhura nëpërmjet një sigurese elektrike me një
rrymë kalimi ≤ 30 mA.
Nëse brenda në pishinë ose në hauzin e kopshtit
ndodhen persona, pompa nuk duhet vënë në
punë.
Për arsye sigurie sugjerohet përdorimi i pompës
së pusit të lidhur me një siguresë (çelësi FI)
(DIN VDE 0100-702 dhe 0100-738).
v Jeni të lutur të konsultoheni me elektricistin
tuaj.
Kablloja elektrike e pompës duhet të lidhet
me një prizë (prizë fikse) në një lartësi prej
maksimumi 1.10 m nga toka. Duhet pasur
kujdes që lidhja e kabllos me prizën të jetë
drejtuar për poshtë.
Të dhënat e tabelës së llojit duhet të përputhen
me të dhënat e kabllos.
Përdorni zgjatime kablloje vetëm sipas
standardit HD 516.
v Pyesni specialistin elektricist.
1489-20.960.06.indd 167
1489-20.960.06.indd 167
v Sigurohuni që lidhjet elektrike të spinës të
ndodhen në një zonë të sigurt ndaj mbulimit
me ujë.
v Mbrojeni spinën nga lagështira.
Mbrojeni spinën dhe kabllon nga nxehtësia,
vaji dhe majat e mprehta.
Kablloja nuk duhet përdorur për të fiksuar
ose për të transportuar pompën.
Për zhytjen d. m. th. nxjerrjen dhe sigurimin
e pompës duhet përdorur litari fiksues.
Udhëzues përdorimi:
v Para vënies në përdorim lironi tubin
e presionit (p.sh. hapni ventilin e mbyllur,
aparatin shpërndarës të mbyllur, etj.).
Vetëm te lloji 1489/1492:
Puna e pompës në të thatë shkakton konsumim
të saj dhe e dëmton atë e për këtë arsye duhet
shmangur.
v Pas mbarimit të ujit, fikeni pompën
menjëherë.
v Respektoni lartësinë maksimale të hedhjes
së ujit.
Gjatë lidhjes së pompës me impiantin furnizues
të ujit duhen respektuar rregullat specifike
higjienike të vendit, me qëllim që të pengohet
thithja e ujërave jo të pijshëm.
v Jeni të lutur të pyesni një specialist higjiene.
Rëra dhe materialet e tjera të ashpra në lëngjet
e qarkulluese çojnë në bllokim të shpejtë
dhe në zvogëlimin e rendimentit të pompës.
Grimcat mund ta bllokojnë turbinën.
Pompa gjatë punës duhet të zhytet deri në
thellësinë minimale të zhytjes (shih 9. Të dhënat
teknike).
Vetëm te lloji 1489/1492:
Mos e lejoni pompën të punojë më gjatë se
10 minuta me anën e presionit të mbyllur
(p. sh. me ventil të mbyllur, me aparat shpërn-
darës të mbyllur, etj).
Në raste mbingarkese, pompa fiket me anë të një
sigurese motorike termike të instaluar në të.
Motori pas ftohjes së nevojshme ndizet përsëri
vetë (shih 7. Mënjanimi i pengesave).
167
11.07.11 10:54
11.07.11 10:54

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

6000/5 inox6000/5 inox automatic

Table des Matières