Udhëzuesit E Sigurisë - Gardena 6000 Mode D'emploi

Masquer les pouces Voir aussi pour 6000:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 17
2. Udhëzuesit e sigurisë
Siguria elektrike:
RREZIK ! Goditje elektrike !
Nëse ndodhen persona në pishinë ose në
pellgun e kopshtit, atëherë nuk lejohet vënia
në funksionim e pompës.
➔ Sigurohuni që lidhjet elektrike të jenë larg
zonës së mbuluar me ujë.
➔ Mbroni spinën nga lagështira.
RREZIK! Goditje elektrike!
Nëpërmjet një kablloje elektrike të çarë
mund të futet lagështirë në fushën elektrike
dhe mund të shkaktojë qark të shkurtër.
➔ Mos e prisni në asnjë mënyrë kabllon
elektrike (p. sh. gjatë kalimit të saj në
mur).
➔ Mos e hiqni pajisjen nga priza duke
tërhequr kabllon, por hiqeni nga priza
duke e kapur dhe tërhequr nga veshja e
jashtme të spinës
Lidhjet elektrike duhet që, sipas standardit
DIN VDE 0620, të mos kenë asnjë prerje. Të
jenë kabllo të mbështjella me material plastik
me shenjën H05 RNF. Gjatësia e kabullit duhet
të jetë 10 m.
Të dhënat në pllakëzën e parametrave të llojit
duhet të përkojnë me të dhënat e rrjetit
elektrik.
Sipas standardit DIN VDE 100 / AS/NSZ 3000
pompat në pishina, pellgjet e kopshtit dhe në
shatërvanë duhet të punojnë vetëm të lidhura
me një siguresë me përçim ≤ 30 mA.
Pishinat dhe pellgjet e kopshteve duhet të jenë
ndërtuar në përputhje me standardet
ndërkombëtare dhe kombëtare.
Për arsye sigurie ne ju rekomandojmë ta
përdorni pompën tuaj zhytëse me një siguresë
(çelësi FI) (DIN VDE 0100-702 dhe 0100-738).
➔ Ju lutemi drejtohuni te specialisti elektricist.
Mbroni prizën dhe kabllon nga nxehtësia, vaji
dhe nga cepat e mprehtë.
Kabulli i pompës nuk mund të zëvendësohet.
Nëse dëmtohet kabulli, pompa duhet hedhur.
➔ Mos e tërhiqni spinën nga kabulli, por hiqeni
nga priza duke e kapur te kapaku i spinës.
172
1777_20.960.07_AL.indd 172
1777_20.960.07_AL.indd 172
Kabulli i pompës ose çelësi i i ujit nuk duhen
përdorur për lidhje ose për transportin e
pompës.
Për zhytjen ose nxjerrjen dhe sigurinë e
pompës duhet vendosur një litar te doreza.
Në Austri pompat për përdorim në pishina dhe
pellgje kopshtesh, të cilat janë të pajisura me
një kabull të fortë lidhës, sipas ÖVE B/EN
60555 pjesa 1 deri 3, duhet të ushqehen me
anë të një transformatori ndarës të kontrolluar
ÖVE, ku nuk duhet të kalohet tensioni i rrjetit
dytësor 230 V.
Në Zvicër pajisjet që lëvizen nga një vend në
tjetrin dhe që përdoren në ambient të hapur
duhet të jenë lidhur me siguresë.
Udhëzime për funksionim:
➔ Përpara përdorimit kontrolloni gjithmonë me
sy pompën (veçanërisht kabllon e rrjetit dhe
prizën).
➔ Përpara vënies në përdorim, hapni anën e
presionit. Pompën mos e lini të punojë më
tepër se 10 minuta kundër anës së presionit
të mbyllur.
➔ Kini parasysh nivelin minimal të ujit dhe
lartësinë maksimale të lëngut qarkullues
(shih 8. Te dhënat teknike).
Një pompë e dëmtuar nuk mund të përdoret.
➔ Në rast dëmtimi kontrollojeni pompën me
patjetër te pika e shërbimit GARDENA.
Përdorimi i pompës në të thatë çon në
konsumimin e shpejtë të saj dhe duhet
mënjanuar. Për këtë arsye gjatë përdorimit
manual, pompa duhet fikur kur mbaron lënda
qarkulluese.
➔ Vëzhgoni vazhdimisht pompën gjatë
funksionimit manual.
Pompa duhet vendosur në mënyrë të tillë që
hyrja e lëngjeve në këmbën thithëse të mos
bllokohet plotësisht ose pjesërisht nga
papastërtitë.
Në pellg pompa duhet vendosur p.sh. mbi një
tullë.
Aparaturat e sigurisë:
Siguresë për mbrojtjen termike:
Në raste mbingarkese, pompa fiket me anën e
siguresës termike të motorit të montuar brenda
saj. Pasi motori të jetë ftohur mjaftueshëm, ai
ndizet vetë (shih 7. Mënjanimi i pengesave).
28.07.2011 14:20:10 Uhr
28.07.2011 14:20:10 Uhr

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

17771790

Table des Matières