Télécharger Imprimer la page

AEG DI 8610 Notice D'utilisation page 59

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 17
llamba spiune e bllokimit është e çaktivizuar.
Oxhaku blihet me kompletin e filtrit të karbonit aktiv dhe llamba spiune e
bllokimit aktivizohet si më poshtë:
Mbani shtypur butonet B dhe G njëkohësisht për tre sekonda. Fillimisht
vetëm LED (llambushka) treguese e filtrit të yndyrërave D aktivizohet,
menjëherë më pas LED (llambushka) treguese e filtrit të karbonit aktiv D
vihet në funksionim, në këtë pikë kontroli i gjendjes së bllokimit është
aktivizuar.
Për ta fikur: mbani të shtypur butonet B dhe G për tre sekonda derisa të
fillojë të ndriçojë LED (llambushka) spiune e filtrit të karbonit aktiv.
Led (llambushka)- treguese e filtrit të yndyrërave D
LED (llambushka) treguese e filtrit të yndyrërave C ndriçon kur nevojitet të
pastrohet.
Ndiqni udhëzimet për mirëmbajtjen.
Led (llambushka)- treguese e filtrit të karbonit aktiv E
LED (llambushka) treguese e filtrit të karbonit aktiv ndizet kur filtri duhet të
zëvendësohet. Kjo duhet të ndodhë pas rreth 160 orësh pune që nga fillimi i
punës.
Rikthim në gjendjen e mëparshme të treguesit të bllokimit
Pasi ta keni pastruar filtrin, mbani të shtypur butonin A për 3 sekonda derisa
llambushka (LED) D ose E të mos ndriçojnë më.
Kujdes! Rikthimi në gjendjen e mëparshme e treguesit të bllokimit DUHET
të bëhet me oxhakun në Stand-by, kështuqë oxhaku nuk duhet të shkëputet
nga rryma elektrike.
Mirëmbajtja
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni
oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur
siguresës e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën
kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda
ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç
larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes: Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të
zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni
udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri, për
zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të
mësipërme.
Filtri antiyndyrë
Fig. 17-28
Duhet të pastrohet një herë në muaj (ose kur sistemi i treguesit të bllokimit të
filtrave- nëse është parashikuar në modelin në zotërim- tregon këtë nevojë),
me ilaç larës jo agresivë, me dorë ose në makinë larëse me temperaturë të
ulët dhe me cikle të shkurtër.
Me larjen në makinë larëse filtri antiyndyrë mund të çngjyroset por
karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.
Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)
Fig. 27
Filtri prej karboni aktiv mund të lahet çdo dy muaj (ose kur sitemi i treguesit
të bllokimit të filtrave- nëse është parashikuar në modelin në zotërim- tregon
këtë nevojë) në ujë të ngrohtë dhe me ilaç larës të përshtatshëm ose në
makinë larëse në 65°C (në rast larje në makinë larëse vendosini në ciklin e
larjes së plotë pa enë brenda)
Hiqeni ujin e tepërt pa e prishur filtrin, më pas hiqeni jastëkun e vogël të
vendosur brenda telajos prej plastike dhe futeni në furrë 10 minuta në 100°C
për ta tharë përfundimisht.
Zëvendësojeni jastëkun e vogël çdo 3 vjet dhe sa herë lecka dëmtohet.
Zëvendësimi i Llambave
Fig. 29
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur.
Përdorni vetëm llamba alogjene 20W maks. (G4), duke pasur kujdes që të
mos i prekni me duar.
59

Publicité

loading