• Mosmbajtja e pajisjes në një gjendje të pastër mund të çojë
në përkeqësim të sipërfaqes, e cila mund të ndikojë
negativisht në jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të rezultojë
në një situatë të rrezikshme.
• Temperatura e sipërfaqeve të arritshme mund të jetë e lartë
kur pajisja është në punë.
• Mos e aktivizoni pajisjen kur ajo është bosh. Pjesët prej
metali në hapësirat e brendshme mund të krijojnë harkim
elektrik.
• Pajisja duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqen të gjitha
mbetjet e ushqimit.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
• Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
• Pajisja duhet të përdoret me derën dekorative të hapur
(nëse ka).
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt
dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat
e instalimit.
• Anët e pajisjes duhet të jenë pranë
pajisjeve ose njësive me të njëjtën lartësi.
2.2 Lidhja Elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Nëse pajisja lidhet me prizën nëpërmjet
një kablloje zgjatuese, sigurohuni që
kablloja të jetë e tokëzuar.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit ose një elektricist për ndërrimin
e kabllos elektrike të dëmtuar.
SHQIP
5