Télécharger Imprimer la page

AEG MSB2547D Notice D'utilisation page 4

Masquer les pouces Voir aussi pour MSB2547D:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 159
• PARALAJMËRIM: Mos ngrohni lëngje dhe ushqime të tjera
në enë të mbyllura. Ata kanë gjasa të shpërthejnë.
• Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja e energjisë
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me
kualifikim të ngjashëm.
• Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
• Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të
futur aksesorët ose enët për furrë.
• Mos e përdorni pajisjen me anë të një kohëmatësi të
jashtëm ose një sistemi të veçantë të telekomandës.
• Enët metalike për ushqime dhe pije nuk lejohen gjatë
gatimit me mikrovalë.
• Përdorni vetëm enë të përshtatshme për përdorim në furra
me mikrovalë.
• Kur nxehni ushqime në enë plastike ose letre, mos ia ndani
sytë pajisjes, sepse mund të ndizet ndonjë flakë.
• Pajisja është projektuar për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve.
Tharja e ushqimit ose veshjeve dhe ngrohja e jastëkëve
ngrohës, shapkave, sfungjerëve, leckave të lagura dhe të
ngjashme mund të çojnë në rrezik dëmtimi, ndezjeje ose
zjarri.
• Nëse lëshohet tym, fikeni ose hiqeni pajisjen nga priza dhe
mbajeni derën të mbyllur në mënyrë që të mbytni flakët.
• Ngrohja e pijeve në mikrovalë mund të rezultojë në vlimin e
vonuar shpërthyes. Duhet pasur kujdes gjatë punës me
enën.
• Përmbajtja e shisheve të ushqimit dhe kavanozave të
ushqimit për fëmijë duhet të trazohen ose të tunden dhe
temperatura të kontrollohet para konsumimit, në mënyrë që
të shmangen djegiet.
• Vezët në lëvozhgën e tyre dhe vezët e plota të ziera mirë
nuk duhet të nxehen në pajisje pasi ato mund të
shpërthejnë, edhe pasi të ketë mbaruar ngrohja me
mikrovalë.
4
SHQIP

Publicité

loading