përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi
të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
• Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
• Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët
shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim
dhe kur ftohet.
• Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
• Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të
brendshëm.
• Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku
përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
• PARALAJMËRIM: Vetëm një person i kualifikuar mund të
kryejë ndonjë shërbim ose riparim që përfshin heqjen e një
mbulese, e cila jep mbrojtje kundër ekspozimit ndaj
energjisë së mikrovalës.
• PARALAJMËRIM: Nëse dera ose vulat e derës janë
dëmtuar, pajisja nuk duhet të vendoset në punë derisa të
riparohet nga një person i kualifikuar.
SHQIP
3