1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe
mjedisin
në ujë ose lëngje të tjera. Pastrojeni
kapakun vetëm me një sfungjer/
leckë të lagur në ujë të ngrohtë
me sapun. Mos përdorni pastrues
të ashpër dhe gërryes. Shihni për
udhëzimet e detajuara të pastrimit
Pastrimi dhe Ruajtja.
1.2 Përputhja me direktivën
WEEE dhe hedhja e produktit pas
përdorimit:
Ky produkt është në përputhje me Direktivën EU,
WEEE (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol
klasifikimi për pajisjet elektrike dhe elektronike të
përdorura (WEEE).
Ky simbol tregon se ky produkt nuk
duhet hedhur me mbeturina të tjera
shtëpiake në fund të ciklit të tij të jetës.
Pajisja e përdorur duhet rikthyer në
pikën zyrtare të grumbullimit për ri-
ciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për
këto pika grumbullimi mund të pyesni pranë auto-
riteteve lokale ose shitësit ku u ble produkti. Çdo
familje luan një rol të rëndësishëm për rikuperimin
dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Asgjësimi i
duhur i pajisjeve të përdorura parandalon pasojat
negative për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.
1.3 Pajtimi me direktivën RoHS
Produkti që keni blerë është i pajtueshëm me
Direktivën EU RoHS (2011/65/EU). Ai nuk përmban
materiale të dëmshme dhe të ndaluara të speci-
fikuara në Direktivë.
1.4 Informacione për ambalazhin
Materialet e paketimit të produktit
prodhohen nga materiale të ri-
ciklueshme në përputhje me Rregulloret
tona Kombëtare për Mjedisin. Mos i
Furrë me mikrovalë / Udhëzim për përdorim
hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturi-
nat familjare ose mbeturinat e tjera. Çojini ato te
pikat e grumbullimit për materialet e paketimit të
përcaktuara nga autoritetet lokale.
275 / SQ