Autoclean (Pastrimi Automatik); Lidhja Antistatike; Filtri I Ajrit Të Ftohtë; Thithja E Lëngjeve - Makita VC4210L Notice D'utilisation D'origine

Masquer les pouces Voir aussi pour VC4210L:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 35
3.3

AutoClean (Pastrimi automatik)

Pajisja ka një sistem automatik për pastrimin e
filtrave, AutoClean. Gjatë përdorimit kryhet një
pastrim filtri automatik, për të pasur gjithmonë një
fuqi thithjeje optimale.
Gjatë përdorimit me veçanërisht shumë pluhur
ose kur fuqia e thithjes dobësohet, këshillohet një
pastrim manual shtesë i filtrit.
1. Fikeni pajisjen.
2. Mbylleni vrimën e gypit ose të tubit thithës me
dorë.
3. Vendoseni çelësin e pajisjes në pozicionin
„I" dhe lëreni thithësen të punojë për rreth 10
sekonda me vrimën e mbyllur të tubit thithës.
Nëse edhe pas kësaj, fuqia e thithjes është e dobët,
nxirrni filtrin dhe pastrojeni mekanikisht ose ndërroni
filtrin.
Në përdorime të caktuara, siç është thithja e
lëngjeve, këshillohet të fikni sistemin automatik të
pastrimit të filtrit. Për hollësi, shihni kapitullin 3.1.
3.4

Lidhja antistatike

*)
KUJDES
Pajisja ka një sistem antistatik për të
shkarkuar elektricitetin statik, i cili krijohet
gjatë thithjes së pluhurit.
Sistemi antistatik ndodhet në pjesën e përparme
të pjesës së sipërme të motorit dhe krijon një linjë
tokëzimi për në hundëzën hyrëse.
Për një funksionim pa të meta, këshillohet përdorimi
i një tubi thithës të përçueshëm elektrik ose
antistatik.
1. Në rast të përdorimit të qeskës opsionale të
mbeturinave, bëni kujdes që kjo të mos ndikojë
në terminalin antistatik.
3.5
Filtri i ajrit të ftohtë
Për të mbrojtur panelin elektronik dhe motorin,
pajisja është e pajisur me një difuzor të ajrit të ftohtë.
Difuzori i ajrit të ftohtë duhet të pastrohet rregullisht.
Në zonat me përqendrim të lartë të pluhurit të imët
në ajrin e mjedisit, këshillohet ta pajisni pajisjen me
një fishek filtri opsional për ajrin e ftohtë, në mënyrë
që në kanalet e ajrit dhe tek motori të mos krijohet
pluhur. Drejtojuni rishitësit tuaj lokal.
Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit
*)
Përkthimi i udhëzuesit origjinal
KUJDES
Nëse filtri i ajrit të ftohtë është bllokuar nga
pluhuri, çelësi mbrojtës i mbingarkesës së
motorit mund të lirohet.
1. Në këtë rast, fikeni pajisjen, pastroni filtrin e ajrit
të ftohtë dhe lëreni pajisjen të ftohet për rreth 5
minuta.
3.6
Thithja e lëngjeve
KUJDES
Pajisja ka një sistem notues, i cili e mbyll
rrymën e ajrit përmes pajisjes, kur është
arritur niveli maksimal i lëngut.
1. Në këtë rast, fikni pajisjen.
2. Hiqni spinën dhe boshatisni enën.
3. Lëngjet thithini vetëm kur janë vendosur notuesi
dhe filtri.
4. Mos thithni lëngje të djegshëm.
5. Përpara thithjes së lëngjeve, hiqni gjithmonë
filtrin ose qeskën e mbeturinave dhe kontrolloni
nëse sistemi i notuesit funksionon si duhet.
6. Në rast se formohet shkumë, lini menjëherë
punën dhe boshatisni depozitën.
7. Pastrojeni sistemin e notuesit rregullisht dhe
kontrolloni dëmet.
Përpara boshatisjes së enës, hiqni spinën nga priza.
Nxirreni tubin nga hundëzat hyrëse. Hapni kapëset
mbyllëse të pjesës së sipërme të motorit, duke
nxjerrë pjesën e poshtme të kapëseve mbyllëse.
Hiqeni pjesën e sipërme të motorit nga ena. Pas çdo
thithjeje të lëngjeve boshatisni enën. Pastroni enën
dhe sistemin e notuesit.
Anojeni enën për boshatisjen nga pas ose në anë.
Derdheni lëngun në një shkarkues dyshemeje, ose
të ngjashme.
Vendoseni pjesën e sipërme të motorit sërish mbi
enë. Mbyllni kapëset mbyllëse anësore.
Lëvizjet e forta mund ta lirojnë në mënyrë të
pavullnetshme sistemin e notuesit. Në këtë rast, fikni
pajisjen dhe prisni tre sekonda, në mënyrë që të
rifilloni sistemin nga zero. Më pas vendoseni pajisjen
sërish në punë.
3.7
Thithni lëndët e thata
KUJDES
Thithja e lëndëve të rrezikshme për mjedisin.
Nëse thithen lëndë të tilla, kjo do të thotë
rrezik për mjedisin.
1. Lëndët e thithura eleminojini sipas rregullave në
fuqi.
D
Makita VC4210L
GB
F
NL
I
N
S
DK
SF
E
P
GR
TR
SLO
HR
SK
CZ
PL
H
RO
BG
RUS
KAZ
EST
LV
LT
AL
MK
SR
263
UK

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières