Hedhja E Paketimit; Hedhja E Frigoriferit Të Vjetër; Vendosja Dhe Instalimi; Ndërrimi I Llambës - Beko RCNA340K20S Notice D'utilisation

Congélateur - réfrigérateur
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

Hedhja e paketimit

Materialet e paketimit mund të jenë të
rrezikshme për fëmijët. Mbajini materialet
e paketimit larg fëmijëve ose hidhini duke
i klasifikuar sipas udhëzimeve për
mbeturinat të treguara nga autoritetet
vendase. Mos i hidhni së bashku me
mbeturinat e zakonshme shtëpiake,
hidhini në pikat e caktuara nga autoritetet
vendase.
Paketimi i frigoriferit tuaj është prodhuar
prej materialesh të riciklueshme.
Hedhja e frigoriferit të vjetër
Hidheni frigoriferin tuaj të vjetër pa
dëmtuar mjedisin.
• Mund të konsultoheni me shitësin e
autorizuar ose qendrën e grumbullimit të
mbeturinave të bashkisë tuaj për hedhjen
e frigoriferit.
Para se ta hidhni frigoriferin, priteni
spinën elektrike dhe, nëse ka ndonjë kyç
në derë, bëjini të papërdorshme me
qëllim që të mbroni fëmijët nga ndonjë
rrezik.

Vendosja dhe Instalimi

Nëse dera e hyrjes të dhomës ku do
të instalohet frigoriferi nuk është e gjerë
mjaftueshëm që të kalojë frigoriferi,
atëherë thërrisni shërbimin e autorizuar
që ata të heqin dyert e frigoriferit dhe
kalojeni anash përmes derës.
1. Montojeni frigoriferin në një vend që
përdoret me lehtësi.
2. Mbajeni frigoriferin larg burimeve të
nxehtësisë, vendeve të lagështa dhe
dritës direkte të diellit.
3. Duhet të ketë ventilim të mjaftueshëm
me qëllim që frigoriferi të punojë me
efektshmëri. Nëse frigoriferi do të
vendoset në një pjesë të futur në mur,
duhet të ketë një distancë të paktën 5
cm nga tavani dhe të paktën 5 cm nga
muri. Mos e vendosni produktin tuaj
mbi materiale si për shembull tapet ose
qilim.
4. Vendoseni frigoriferin mbi një sipërfaqe
të sheshtë për të parandaluar
lëkundjet.
Ndërrimi i llambës
Për të ndërruar një Llambë/LED që
përdoret për ndriçimin e frigoriferit tuaj,
telefononi Shërbimin e Autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk
është e përshtatshme për ndriçimin e
dhomave të shtëpisë. Qëllimi i kësaj
llambe është të ndihmojë përdoruesin të
vendosë ushqime në frigorifer/ngrirës në
një mënyrë të sigurt dhe të lehtë.
Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet
t'i rezistojnë kushteve fizike ekstreme si
temperaturat nën -20°C.
Rregullimi i këmbëve
Nëse frigoriferi juaj nuk është në nivel;
Mund ta vendosni frigoriferin në nivel
duke rrotulluar këmbët e para siç tregohet
në figurë. Cepi ku ndodhet këmba ulet
kur e rrotulloni në drejtim të shigjetës të
zezë dhe ngrihet kur e rrotulloni në
drejtim të kundërt. Marrja e ndihmës nga
dikush për ta ngritur pak frigoriferin do ta
bëjë më të lehtë këtë proces.
9
SQ

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières