Lidhja Elektrike - Gorenje WHU 621 X Prescriptions De Montage Et Mode D'emploi

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 14
vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.
Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit,
grumbullimit dhe riciklimit të këtij produkti, ju lutem të lidheni
me këshillin tuaj vendor, me shërbimin tuaj të eliminimit të
mbeturinave shtëpiake ose me pikëshitjen ku keni blerë
pajisjen.
Aparat i projektuar, testuar dhe prodhuar sipas:
. Siguria: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC
62233.
. Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO
5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; EN/IEC 60704-3;
ISO 3741; EN 50564; IEC 62301.
. EMC: EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2;
EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.
Keshilla per nje perdorim korrekt per reduktimin ne impaktin
ambjental:
Shtypni ON per te ndezur aspiratorin me nje shpejtesi
minimale kur filloni te guzhinoni dhe e mbani te ndezur per
disa minuta pasi te keni perfunduar guzhinimin. Shtoni
shpejtesine vetem ne raste te nje sasie te madhe tymi dhe
avulli dhe perdorni shpejtesine boost vetem ne raste
ekstreme. Zevendesoni filtrin me karbon nese eshte e
nevojshme te arrini reduktimin e ererave me efikasitet.
Pastroni filtrin e yndyrnave nese doni te arrini thithjen e
yndyrnave me efikasitet. Perdorni diametrin maksimal te
kanalizimit te paraqitur ne manualin e udhezimeve per te
maksimizuar efikasitetin dhe minimizuar zhurmen.
Përdorimi
Oxhaku thithës është realizuar për t'u përdorur në lloji thithës
me nxjerrje të jashtme ajri ose filtuese me qarkullim të
brendshëm.
Lloji thithës
Oxhaku është pajisur me një nxjerrje ajri të sipërm B1 dhe
mundësisht edhe me me një nxjerrje të poshtje B2*, për
shkarkimin e tymrave jashtë.
Zgjidhni më të përshtatshmen dhe vendosni fllanxhën C me
shtesë, mbyllni gjithmonë vrimën e papërdorur me një tapë D*
me shtesë nëse është parashikuar.
Shënim: në disa modele vrima e sipërme B1 jepet e mbyllur:
Shtypeni me forcë për të shkëputur pjesën e ngjitur që mbyll
vrimën e shkarkimit dhe hiqeni.
Kujdes! Pjesa e shqitur nuk mund të montohet më në vendin
e vet, kryjeni këtë veprim vetëm nëse jeni të sigurtë për llojin e
instalimit që do të kryeni.
Kujdes! Në disa modele vrima e daljes së pasme nuk arrihet
menjëherë, edhe pasi keni hequr tapën (nëse është e
montuar); në rast të tillë hiqni pjesën plastike E1 apo E2 që e
zë vrimën duke e zhvidhosur dhe duke përdorur një pincë ose
një prerëse. Kontolloni që selektori thithës/filtrues (brenda
oxhakut) G të jetë në pozicionin thithës (A).
Lloji filtrues
Në rast se nuk është e mundur të shkarkohen tymërat dhe
avujt e gatimit nga brenda, mund të përdoret oxhaku në llojin
filtrues duke montuar një filtër karboni, kështu tymërat dhe
avujt pastrohen nëpërmjet grilës së parme të vendosur sipër
panelit të komandimit. Kontolloni që selektori thithës/filtrues
të ndodhet në pozicionin filtrues (F).
Modelet pa motor thithës funksionojnë vetëm në llojin thithës
dhe duhet të lidhen me një njësi periferike thithëse (që nuk
jepet).
Udhëzimet e lidhjes jepen me njësinë periferike të thithjes.
Montimi
Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi
pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës
duhet të jetë jo më pak se 60cm në rastin e kuzhinave elekrike
dhe jo më pak se 75cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të
përziera.
Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz
përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë
parasysh.

Lidhja Elektrike

Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në
etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka
një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas
rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe
pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose
me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të
arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që
garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në
rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të
montimit.
Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën
elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni
gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.
Kujdes! Për të parandaluar çdo rrezik zëvendësimi i kabllos
ushqyese duhet të bëhet nga shërbimi i autorizuar i
asistencës teknike.
Montimi
Oxhaku mund të instalohet në mur ose në pjesën e poshtme
të dollapit; nëse e keni, mund të përdorni vizoren H për të
hapur vrimat në largësinë e duhur, përndryshe mbështeteni
oxhakun në faqen e murit ose poshtë dollapit dhe shënoni me
një laps vrimat që do të hapni.
Fiksimi në faqen e murit – Fusni takot e murit J në vrimat e
hapura dhe dy vidat K në vrimat e sipërme, hiqni grilën dhe
kapeni oxhakun me dy vidat, më në fund, fusni nga brenda
vidën e tretë L dhe shtrëngojini të gjitha.
Fiksimi në dollap – Fiksojeni oxhakun me 4 vida M nga pjesa
e brendshme e dollapit.
Funksionimi
Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të
shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndjezjes së dritës për
ndriçimin e pllakës së gatimit.
Hapni gjithnjë thithësin e avujve N*.
Nëse produkti juaj është pajisur me valvul me veprim elektrik
86

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières