Table des Matières

Publicité

MONTIMI
Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të po-
shtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak
se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera.
Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet
të mbahet gjithnjë parasysh.

Lidhja Elektrike

Tensioni rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme
e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të
vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose
me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni
një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese
të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.
Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e
drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.
Oxhaku është pajisur me një kavo ushqyesi të veçantë; në rast dëmtimi të kavos, kërkojini një tjetër
shërbimit të ndihmës teknike.
Montimi
Produkt me peshe te madhe ,levizja dhe instalimi aspiratorit duhet bere te pakten nga dy me shume
persona. Përpara se të filloni instalimin:
Verifikoni nëse produkti blerë ka përmasat e duhura me zonën ku to të bëhet instalimi.
Hiqni filtrin/at prej karboni aktiv nëse ekzistojnë (shihni dhe paragrafin përkatës).Ky/keto filtër/do
te rimontohet/en vetëm nëse do të përdoret oxhaku llojit filtrues.
Verifikoni që në brendësi të oxhakut të mos ketë(për arsye transporti), materiale amballazhi (psh,
zarfa me vida, garancia etj), sipas rastit hiqini dhe ruajini.
Nëse është e mundur të hiqni dhe të lëvizni mobiljet ekzistuese përreth zonës ku do të montohet
oxhaku në mënyrë që të ketë me shumë hapsirë midis murit dhe tavanit ku do të montohet oxha-
ku. Përndryshe mundohuni të ruani sa me shumë te jetë e mundur mobiljet dhe të gjitha pjesët
që do të ndikohen nga instalimi. Zgjidhni një sipërfaqe të sheshtë, mbuloheni me një mbulesë në
mënyrë që të mos dëmtohet, pastaj vendosni oxhakun dhe pjesët e amballazhit.
Verifikoni ndërkaq që në afërsi të zonës së instalimit të oxhakut (zonë që të jetë e përdorshme
edhe kur të jetë oxhaku montuar) të jetë e disponueshme një prizë elektrike e të jetë e mundur të
lidhet me një paisje që shkarkon tymin jashtë(vetëm lloji thithës).
Të ndiqen të gjitha punimet e nevojshme gjatë ndërtimit të murit (psh instalimin e një prize elek-
trike si dhe një vrimë që do të shërbeje për kalimin e tubës së shkarkimit.
Oxhaku është pajisur me priza fiksuese, të përshtatshme për pjesën më të madhe te mureve dhe tava-
neve. Është gjithsesi e rëndësishme të kontaktoni me një teknik të kualifikuar, për t'iu siguruar në lidhje
me përshtatshmërine e materialit me muret dhe tavanin. Muri ose tavani duhet të jenë të qëndrueshëm
në mënyrë që të përballojnë peshën e oxhakut.
SQ 91

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

S3 whi643orabS3 whi943orawS3 whi943orab

Table des Matières