Udhëzimet E Përdorimit - Makita PLM4120 Manuel D'instructions D'origine

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 16
2) Referojuni Fig. 17, lëvizni lart dhe poshtë dorezën e
poshtme, rregullojeni në lartësinë e duhur.
Mund të zgjidhni 3 lartësi rregulluese në këtë lloj
kositëse bari. Në lartësinë 1, doreza e poshtme në
tokë është më e larta, lartësia 3 është më e ulëta.
3) Rregulloni lartësinë e duhur, pastaj shtrëngoni
dorezën e poshtme me çelësin e kyçjes.
VINI RE: Ana e majtë dhe ana e djathtë e
dorezës së poshtme duhet të rregullohen në të njëjtën
lartësi.
7. 2 NË 1
Këto kositëse bari mund të përshtaten jashtë funksionit të
tyre normal, sipas qëllimit:
Nga kositëse bari me shkarkim të pasmë dhe kositës
mulkimi.
Çfarë është mulkimi?
Gjatë mulkimit, bari pritet në një hap pune, pastaj grihet
dhe i kthehet tokës si pleh natyral.
Këshilla për kositje me mulkim:
- Shkurtim i rregullt me maks. 2 cm nga 6 cm deri 4 cm
lartësi bari.
- Përdorni thikë të mprehtë prerjeje.
- Mos kositni barin e lagur.
- Caktoni shpejtësi maks. të motorit.
- Lëvizni vetëm me ritmin e punës.
- Pastrojeni rregullisht pykën e mulkimit, pjesën e
brendshme të pajisjes dhe tehun e kositjes.
NJË: Përshtatja për kositëse me mulkim
VINI RE: Vetëm me motorin e fikur dhe prerësin e
ndaluar.
1. Ngrini kapakun e pasmë dhe hiqni trastën e mbledhjes
së barit.
2. Shtyjeni pykën e mulkimit në platformë. Kyçeni pykën
e mulkimit me butonin përkatës në hapjen e
platformës. (Fig. 18, Fig. 19)
3. Uleni sërish kapakun e pasmë.
DY: Kositja me mbledhësen e barit
1. Për të kositur me mbledhësen e barit, hiqni pykën e
mulkimit dhe montoni mbledhësen e barit.
2. Heqja e pykës së mulkimit.
- Ngrini kapakun e pasmë dhe hiqni pykën e mulkimit.
VINI RE: Vetëm me motorin e fikur dhe prerësin e
ndaluar.
8. UDHËZIMET E PËRDORIMIT
8-1 PËRPARA SE TË NISNI
Mirëmbajeni rregullisht motorin me benzinë dhe vaj sipas
udhëzimeve në manualin e posaçëm të motorit të
paketuar me kositësen. Lexojini udhëzimet me kujdes.
VINI RE: Nafta është tepër e ndezshme.
192
Ruajeni karburantin në kontejnerët e krijuar konkretisht
për këtë qëllim.
Rimbushni vetëm në mjedise të jashtme, përpara se të
ndizni motorin dhe mos pini duhan gjatë rimbushjes apo
gjatë punës me karburant.
Mos e hiqni kurrë tapën e serbatorit as mos hidhni naftë
kur motori është në punë ose kur është i nxehtë.
Nëse derdhet nafta, mos u përpiqni ta ndizni motorin, por
largojeni pajisjen nga zona e derdhjes dhe shmangni
krijimin e burimeve të zjarrit derisa të jenë larguar avujt e
naftës.
Vendosini me kujdes tapat e serbatorit dhe të kontejnerit.
Përpara se ta anoni kositësen e barit për të ruajtur tehun
apo për të kulluar vajin, hiqni karburantin nga serbatori.
VINI RE: Mos e mbushni kurrë serbatorin në
mjedise të brendshme, me motorin ndezur ose pa e lënë
motorin të jetë ftohur për së paku 15 minuta pas pune.
8-2 PËR TË NDEZUR MOTORIN DHE
AKTIVIZUAR TEHUN
1. Mjeti është i pajisur me gominë në skajin e kandelës,
sigurohuni që laku metalik në skajin e telit të kandelës
(brenda gominës) të jetë shtrënguar siç duhet mbi
majën metalike të kandelës.
2. Shtypni llambën e ndezjes 3-5 herë përpara se të
ndizni motorin. (Fig. 20)
3. Kur ndizni motorin e ftohtë, çojeni levën e valvulës së
shpejtësisë në pozicionin "
ngrohtë dhe në punë e sipër, kthejeni levën e valvulës
së shpejtësisë në pozicionin "
4. Duke qëndruar pas pajisjes, kapni dorezën e kontrollit
dhe mbajeni përkundër dorezës së sipërme siç
ilustrohet në Fig. 22.
5. Kapni dorezën e nisjes siç tregohet Fig. 22 dhe
tërhiqeni me shpejtësi. Kthejeni me ngadalë në
bulonin e udhëzuesit të litarit pas nisjes së motorit.
Lëshoni dorezën e kontrollit të ndalimit për të ndaluar
motorin dhe tehun.
Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve
dhe me këmbët larg tehut.
Mos e anoni kositësen e barit kur ndizni
motorin. Niseni kositësen e barit në sipërfaqe të
rrafshët, pa bar të lartë apo pengesa.
Mbajini duart dhe këmbët larg pjesëve
rrotulluese. Mos e ndizni motorin kur jeni duke
qëndruar përpara hapjes së shkarkimit.
8-3 PROCEDURAT E PUNËS
Gjatë punës, mbajeni fort dorezën e kontrollit të ndalimit
me të dyja duart.
Shënim: Gjatë punës, kur lëshohet doreza e
kontrollit të ndalimit, motori do të ndalojë dhe si rezultat do
ta ndalojë së punuari kositësen e barit.
". Kur ndizni motorin e
". (Fig. 21)

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Plm4620Plm4620n

Table des Matières