Pёrshkrimi I Funksioneve; Pompa On/Off (Auto Mode, Manual Mode); Faza E Mbushjes; Resetimi I Alarmeve - Tallas Pumps D-BOOSTI P1-1100 Instructions Pour L'installation Et La Maintenance

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 32
3)
për të çaktivizuar funksionin, vendoseni vlerën e CUT-OUT mbi 0 [bar ose psi].
4)
dilni nga parametrat duke shtypur MODE.
SHËNIM: vlera e CUT-OUT mund të ndryshohet VETËM pasi të keni zhbllokuar funksionin duke shtypur butonin SET për
10 sekonda. Pasi të ketë kaluar 1 sekondë dhe të mos jetë shtypur asnjë buton, funksioni do të bllokohet përsëri.
ANTI-LEAKAGE: mbrojtja kundёr rrjedhjeve Funksioni mund tё aktivizohet ose çaktivizohet. Caktimi fillestar nё fabrikё
ёshtё i çaktivizuar. Kur ёshtё i aktivizuar, nёse verifikohet situata kur pompa ndizet mё shumё se 6 herё nё 2 minuta, kjo
do tё ndalohet e do tё tregohet gabimi nёpёrmjet LED tё kuqe pulsuese ngadalё tek "ALARM".
Pёr ta aktivizuar, seleksiononi funksionin duke shtypur "MODE" derisa led korresponduese tё pulsojё, pastaj shtypni SET
derisa led "ON" tё ndizet. Pёr ta çaktivizuar shtypni "SET" derisa drita e ndezur tё tregojё OFF.
Pasi tё eliminohet shkaku, resetoni alarmin, nёse ёshtё ende i pranishёm, shikoni 9.2.3.
MAX PUMP ON: periudha maksimale e funksionimit. Funksioni mund tё aktivizohet ose tё çaktivizohet. Caktimi fillestar
nё fabrikё ёshtё i çaktivizuar. Kur ёshtё i aktivizuar, nёse verifikohet kushti qё pompa funksionon pёr mё shumё se 30
minuta, kjo do tё ndalohet, e nuk do tё shfaqet asnjё tregues gabimi.
Ky funksion pёrdoret pёr ta mbrojtur instalimin nё rast harrese aksidentale tё rubinetit hapur, nё rast çarjeje tё njё tubacioni
ose nё zbatime pёr ujitje.
Pёr ta aktivizuar seleksiononi funksionin duke shtypur "MODE" derisa led korresponduese me funksionin MAX PUMP ON
tё rezultojё e ndezur, pastaj shtypni SET derisa led "ON" tё rezultojё e ndezur. Pёr ta çaktivizuar shtypni "SET" derisa drita
e ndezur do tё tregojё OFF..
(C) Butoni i seleksionimit SET
Mёnyrat e seleksionueshme:
1) Reseton Alarmet;
2) Aktivizon/çaktivizon nё MODE (MAX_PUMP_ON, ANTILEACKAGE)
3) Rrit parametrat nё MODE (CUT_IN; CUT_OUT);
4) Motori ON/OFF nё MANUAL MODE;
5) Pompa e aktivizuar/pompa nё standby nё AUTO MODE
Shtypni "SET" pёr tё ndryshuar parametrat, nё rast se led ёshtё e ndezur tek MODE-CUT IN ose MODE-CUT OUT, vlera
do tё tregohet tek vija me led treguese tё trysnisё. Duke shtypur "SET" vlera do tё rritet. Pasi ta keni cilёsuar vlerёn e
dёshiruar dilni nga ndryshimi duke shtypur "MODE" dhe duke e çuar led tek MODE-AUTO e SET "ON" i aktivizuar.
Shtypni SET edhe pёr tё aktivizuar/çaktivizuar funksionet Anti-leakage e Max pump On. Pasi ta keni seleksionuar
funksionin me butonin "MODE", aktivizojeni duke seleksionuar SET-ON, pёr ta çaktivizuar seleksiononi SET-OFF.
Nё mёnyrёn "MANUAL" butoni SET do tё shёrbejё pёr tё ndezur ose pёr tё fikur pompёn, led e ndezur tek "On" ose "OFF".
Nё mёnyrёn automatike AUTO-MODE do tё shёrbejё pёr tё aktivizuar "ON" ose pёr ta vёnё nё standby "OFF".
PUMP ON: tregues qё pёrkon me motorin funksionues.
9.2 Pёrshkrimi i funksioneve

9.2.1 Pompa ON/OFF (AUTO MODE, MANUAL MODE)

Cut out i çaktivizuar  me futjen e spinёs, pas testit tё led pompa ndizet pёr 10 sekonda.
Cut out i aktivizuar  Pasi ёshtё futur spina, bёhet testi mbi led pёr 3 sekondat e para (ndezja e led 0 tregon gjithnjё
praninё e tensionit) e cilёsohet me default mënyra "AUTO MODE" me ndezjen e llambёs sё kontrollit "ON". Pompa do tё
fillojё tё funksionojё nёse trysnia do tё jetё mё e ulёt se vlera e CUT –IN e fluksi mё i vogёl se fluksi minimal i cut-in.
Pompa do tё rrijё nё funksionim derisa trysnia do tё jetё mё e vogёl se vlera e CUT-OUT, e cila pasi arrihet, do tё fiket
pavarёsisht nga fluksi.
Pёrkundrazi, nёse seleksionohet mёnyra "MANUAL MODE", duke shtypur njё herё butonin "MODE", pompa do tё ndizet
nёse Led "ON" do tё jetё e ndezur, pёrndryshe duke shtypur "SET", pompa do tё fiket e do tё ndizet led "OFF".
Kur pompa do tё fillojё tё funksionojё, do tё hyjё nё mёnyrёn MBUSHJE.
Shёnim: Sigurohuni nёse i keni ndjekur udhёzimet pёr instalimin e nёse pompa ёshtё mbushur plotёsisht me ujё.

9.2.2 Faza e mbushjes

Kur pompa fillon tё funksionojё, do tё hyjё nё mёnyrёn e mbushjes, gjatё kёsaj faze nё qoftё se nuk gjen fluks e trysni do
t ambajё motorin ndezur pёr 3 minuta, pas kёsaj do tё hyjё nё alarmin e funksionimit nё tё thatё. Nё qoftё se nё kёtё
interval kohor, do tё gjejё fluks ose trysni, do tё jetё bёrё mbushja dhe pompa do tё funksionojё normalisht.

9.2.3 Resetimi i Alarmeve

Kur paraqitet njё alarm, do tё ndizet llamba e kuqe e kontrollit tek "ALARM". Alarmi resetohet duke shtypur njё herё butonin
"SET", nёse shkaku qё e ka gjeneruar ёshtё eliminuar, vijohet me funksionimin normal, pёrndryshe pompa do tё futet nё
alarm.

9.2.4 Tregimi i tensionit ON/OFF

Nёse ka tension Led i trysnisё 0 tek vija me Led do tё jetё e ndezur. Nёse nuk ka tension, kjo Led do tё jetё e fikur.
Shёnim: Pёr periudha tё gjata mosaktiviteti kёshillohet ta hiqni tensionin duke hequr spinёn.
9.2.5 Tregimi i pompёs On/off
Kur motori ёshtё nё funksionim, njё dritё blu tek "PUMP ON" duhet tё ndizet pёr tё treguar funksionimin. Kur motori ndalon
kjo Led do tё fiket.
SHQIP
217

Publicité

Table des Matières
loading

Produits Connexes pour Tallas Pumps D-BOOSTI P1-1100

Table des Matières