Mirëmbajtja; Pastrimi - Bosch Climate Room Control Crc R-1 Notice D'installation Et D'utilisation

Table des Matières
Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 83
Mirëmbajtja
6
Mirëmbajtja
KUJDES
Rreziku nga elektroshoku ose pjesët lëvizëse
▶ Hiqeni nga korrenti përpara të gjitha punimeve të
mirëmbajtjes.
▶ Hapat e mirëmbajtjes që nuk përmenden këtu kryejini
vetëm nga një kompani e specializuar e miratuar.
6.1

Pastrimi

KËSHILLË
Pajisja mund të dëmtohet nëse nuk pastrohet saktë!
▶ Mos e spërkatni e mos i hidhni ujë drejtpërdrejt.
▶ Mos përdorni ujë të ngrohtë, pluhur abraziv apo solucione
të forta.
▶ Për pastrim, fshini me një leckë të butë.
7
Zgjidhja e problemeve
7.1
Problemet me tregues (Self diagnosis
function)
Nëse ndodh ndonjë defekt gjatë funksionimit, ekrani tregon një
kod gabimi (p.sh. EH b3). Për kodet e gabimit që nuk listohen
këtu, shikoni dokumentacionin teknik të pjesëve të sistemit.
Nëse është nevoja, pulti me tel tregon një kod të ndryshëm
gabimi nga njësia e brendshme, ndonëse nënkuptohet i njëjti
problem.
Kodi i defektit
Shkaku i mundshëm
EH b3
Problem komunikimi midis pultit me tel
dhe njësisë së brendshme. Kontrolloni
kabllot e komunikimit.
tab. 111
8
Mbrojtja e ambientit dhe hedhja
Mbrojtja e ambientit është një parim i korporatës së grupit
Bosch.
Cilësia e produkteve, kursimi dhe mbrojtja e ambientit janë për
ne objektive të të njëjtit nivel. Ligjet dhe rregulloret në lidhje me
mbrojtjen e ambientit respektohet me rigorozitet.
220
Për mbrojtjen e ambientit, duke marrë parasysh pikëpamjet
ekonomike, përdorim teknologjinë dhe materialet më të mira të
mundshme.
Paketimi
Në rastin e paketimit ne përfshihemi në sistemet e riciklimit
sipas specifikave të vendit përkatës, për të garantuar një
ricikilim optimal.
Të gjitha materialet e përdorura për paketimin nuk janë të
dëmshme për ambientin dhe mund të riciklohen.
Pajisja e vjetër
Pajisjet e vjetra përmbajnë materiale me vlerë që mund të
riciklohen.
Pjesët mund të ndahen lehtë. Plastikat janë etiketuar. Në këtë
mënyrë, pjesët e ndryshme mund të klasifikohen, të riciklohen
ose të hidhen.
Pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të
hidhet me mbeturina të tjera, përkundrazi duhet të
dërgohet në pikat e grumbullimit të mbeturinave
për trajtim, grumbullim, riciklim dhe asgjësim.
Simboli është i vlefshëm në shtetet ku zbatohen
rregulloret për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike,
p.sh. "(MB) Rregulloret e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike 2013 (të ndryshuara)". Këto rregullore
përcaktojnë kuadrin për kthimin dhe riciklimin e pajisjeve të
vjetra elektronike që zbatohet në secilin shtet.
Meqenëse pajisjet elektronike mund të përmbajnë substanca
të rrezikshme, ato duhet të riciklohen me përgjegjësi në
mënyrë që të minimizohet çdo dëm i mundshëm në mjedis dhe
shëndetin e njeriut. Për më tepër, riciklimi i mbetjeve
elektronike ndihmon në ruajtjen e burimeve natyrore.
Për informacion shtesë mbi asgjësimin ekologjik të pajisjeve të
vjetra elektrike dhe elektronike, ju lutemi të kontaktoni
autoritetet përkatëse lokale, shërbimin tuaj të hedhjes së
mbeturinave shtëpiake ose shitësin me pakicë ku keni blerë
produktin.
Mund të gjeni më shumë informacion këtu:
www.bosch-homecomfortgroup.com/en/company/legal-
topics/weee/
Bateritë
Bateritë nuk duhen hedhur me mbeturinat e shtëpisë. Bateritë
e përdorura duhen hedhur në sistemet lokale të grumbullimit.
Climate Room Control – 6721841498 (2025/07)
Table des Matières
loading

Table des Matières