Télécharger Imprimer la page

Electrolux EHF65451FK Notice D'utilisation page 4

Masquer les pouces Voir aussi pour EHF65451FK:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 75
Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk
duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund
të nxehen.
Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja
është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti
lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga
furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona
të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të
përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të
cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e
përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në
pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të
shkaktojë aksidente.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtim i
pajisjes.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
4
SHQIP
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues
për të mos lejuar që lagështira të
shkaktojë fryrje.
• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
• Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm,
të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e
ajrit.
• Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Sigurohuni që të instaloni një

Publicité

loading