Makita PLM4621N2 Manuel D'instructions D'origine page 253

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 25
2. Modifikoni shpejtësinë që dëshironi.
3. Mbajeni fort dorezën e kontrollit të vetëdrejtimit për të
vazhduar me kositjen. (Fig. 21)
KUJDES: Kositësja është projektuar për prerje
bari kopshtesh në lartësi jo më shumë se 250 mm.
Mos u përpiqni të prisni bar tepër të lartë, të thatë apo të
lagur (p.sh. kullota) apo pirgje gjethesh të thata. Në
platformën e kositëses mund të mblidhen papastërti ose
mund të prekin marmitën e motorit duke krijuar rreziqe për
zjarr.
7-6 PËR REZULTATE MË TË MIRA GJATË
MULKIMIT
Pastrojeni fushën e barit nga copërinat. Sigurohuni që
fusha të jetë pa gurë, shkopinj, tela apo objekte të tjera të
huaja që mund të flaken aksidentalisht nga kositësja në
drejtime të ndryshme duke i shkaktuar lëndime të rënda
përdoruesit apo njerëzve të tjerë si dhe dëmtime të
pronës dhe të objekteve rrethuese. Mos e prisni barin kur
është i lagur. Për kositje të efektshme mos e prisni barin e
lagur pasi ka mundësi të ngjisë në pjesën e poshtme të
platformës duke e penguar kositjen e përshtatshme të
shkurtimit të barit. Mos prisni më shumë se 1/3 e gjatësisë
së barit.
Prerja e rekomanduar për kositje është 1/3 e gjatësisë së
barit. Shpejtësia në terren duhet të rregullohet në atë
mënyrë që pjesët e prera të mund të shpërndahen
njëtrajtësisht në fushë. Për prerje kryesisht të vështirë në
bar të dendur mund të nevojitet përdorimi i një prej
shpejtësive më të ngadalta për të realizuar një prerje me
kositjen e duhur. Kur kositni bar të gjatë mund t'ju duhet ta
prisni në dy kalime, duke e ulur tehun edhe me 1/3 të
gjatësisë së barit për prerjen e dytë dhe mbase edhe duke
aplikuar një model tjetër kositjeje nga ai i përdorur herën e
parë.
Mbivendosja e prerjes në çdo kalim do të ndihmojë edhe
në pastrimin e copave të prera të mbetura në fushë.
Kositësja duhet të përdoret gjithmonë në shpejtësi të plotë
për të pasur prerje më të mirë dhe për t'i mundësuar të
kositë më me efikasitet. Pastrojeni pjesën e poshtme të
platformës.
Sigurohuni të pastroni pjesën e poshtme të platformës
prerëse pas çdo përdorimi për të shmangur grumbullimin
e barit, gjë që do ta parandalonte mulkimin e duhur.
Kositja e gjetheve: Kositja e gjetheve mund të jetë
gjithashtu e leverdishme për fushën. Kur kositni gjethe
sigurohuni që ato të jenë të thata dhe të mos jenë shumë
të dendura mbi fushë. Mos prisni të bien të gjitha gjethet
nga pemët përpara se të kositni.
VINI RE: Nëse godisni sende të huaja, ndalojeni
motorin. Hiqeni telin nga kandela, inspektoni me kujdes
kositësen për dëmtime të mundshme dhe riparojini
dëmtimet përpara se të rindizni dhe të vini në punë
kositësen. Dridhjet e tepërta të kositëses gjatë përdorimit
janë tregues të dëmtimit të pajisjes. Pajisja duhet
inspektuar në çast dhe duhet riparuar.
7-7 MBLEDHËSJA E BARIT
Zbrazni dhe pastroni trastën, sigurohuni që të jetë e
pastër dhe që rrjeta të ajroset. (Fig. 22)
7-8 PLATFORMA
Pjesa e poshtme e platformës së kositëses duhet të
pastrohet pas çdo përdorimi për të parandaluar mbledhjen
e copave të barit, gjetheve, papastërtive apo materialeve
të tjera. Nëse lejohen të mblidhen papastërtitë, do të
krijohen kushte për ndryshkje dhe gërryerje dhe mund të
pengohet mulkimi i duhur. Platforma mund të pastrohet
duke e anuar kositësen dhe duke e pastruar me një vegël
të posaçme (sigurohuni që keni hequr telin e kandelës).
7-9 UDHËZIMET PËR RREGULLIMIN E
LARTËSISË
KUJDES: Mos i bëni kurrë rregullime kositëses
së barit pa ndaluar më parë motorin dhe pa shkëputur
telin e kandelës.
KUJDES: Përpara se të ndryshoni lartësinë e
kositjes, ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e
kandelës.
Kositësja është e pajisur me levë qendrore të rregullimit të
lartësisë me 5 nivele.
1. Ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e
kandelës përpara se të ndryshoni lartësinë e prerjes
së kositëses.
2. Leva qendrore e rregullimit të lartësisë ofron 5 nivele
të ndryshme të lartësisë.
3. Për të ndryshuar lartësinë e prerjes, shtypeni levën
rregulluese drejt rrotës, duke e lëvizur lart ose poshtë
në lartësinë e dëshiruar (Fig. 23). Të gjitha rrotat do të
jenë në të njëjtën lartësi prerjeje.
8. UDHËZIMET E
MIRËMBAJTJES
KANDELA
Përdorni vetëm kandela origjinale për ndërrim. Për
rezultate më të mira, zëvendësojeni kandelën çdo 100
orë pune. (referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË
MOTORIT)
FERROTAT
Kontrolloni dhe/ose ndërroni rregullisht ferrotat e motorit
tek agjenti i shërbimit, vetëm pjesë origjinale mund të
përdoren si pjesë këmbimi.
9. UDHËZIMET PËR VAJOSJEN
KUJDES: SHKËPUTENI KANDELËN PËRPARA
VEPRIMEVE TË MIRËMBAJTJES.
1. RROTAT - Vajosini kushinetat e çdo rrote së paku një
herë për seancë me vaj të lehtë.
2. MOTORI - Ndiqni manualin e motorit për udhëzime të
vajosjes.
253

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Plm4622n2

Table des Matières