Makita DML811 Manuel D'instructions page 112

Masquer les pouces Voir aussi pour DML811:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 9
Përdorimi dhe kujdesi për pajisjen me
bateri
1. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni
që çelësi të jetë në pozicionin e fikjes përpara se ta
lidhni pajisjen me paketën e baterisë, ta ngrini ose ta
mbani atë. Mbajtja e pajisjes me gishtin mbi çelës ose
furnizimi me energji elektrike i pajisjeve që e kanë
çelësin të ndezur bëhet shkak për aksidente.
2. Shkëputni paketën e baterisë nga pajisja përpara
se të bëni rregullime, të ndryshoni aksesorët ose
të magazinoni pajisjen. Masa të tilla parandaluese
të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes së pajisjes
aksidentalisht.
3. Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Karikuesi që është i përshtatshëm për një
lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri kur
përdoret me një paketë tjetër baterie.
4. Përdorini pajisjet vetëm me paketat e baterisë të
prodhuara posaçërisht për këtë qëllim. Përdorimi i
paketave të tjera të baterisë mund të paraqesë rrezik
lëndimi dhe zjarri.
5. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera
metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga njëri
terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet
terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
6. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh
kontakt, shpëlani me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt
me sytë, kërkoni edhe ndihmën e mjekut. Lëngu
i dalë nga bateria mund të shkaktojë acarim ose
djegie.
7. Mos e përdorni një kuti baterie apo pajisje që është
e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e dëmtuara
ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthime
apo rrezik plagosjeje.
8. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose pajisjen në
zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi
ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130 °C mund të
shkaktojë shpërthim.
9. Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos
e karikoni kutinë e baterisë ose pajisjen jashtë
kufijve të temperaturës të specifikuar te udhëzimet.
Karikimi i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve
të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë
rrezikun e zjarrit.
10. Bëni që shërbimi të kryhet nga një person i kualifikuar
për riparimin, duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi
identike. Kjo do të garantojë sigurinë e produktit.
11. Mos e modifikoni apo mos u përpiqni të riparoni
pajisjen ose paketën e baterisë përveçse siç tregohet
në udhëzimet e përdorimit dhe kujdesit.
112
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1. Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) karikuesi i baterisë, (2) bateria
dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2. Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë mase,
ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund të rezultojë në
rrezik mbinxehjeje, djegie të mundshme, madje edhe
shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në një kuti
me objekte të tjera metalike, si gozhdë, monedha
etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
6. Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë në vende
ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C
(122 °F).
7. Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8. Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë me jone litiumi të përfshira në pajisje janë
objekt i kërkesave të Legjislacionit për mallrat e
rrezikshme. Për transportet tregtare p.sh. nga palë
të treta, agjentë transporti, duhet të respektohet
kërkesa e veçantë për paketimin dhe etiketimin. Për
përgatitjen e artikullit që transportohet, kërkohet
këshillimi me një ekspert për materialet e rrezikshme.
Ju lutemi, ndiqni gjithashtu rregulloret me gjasë më të
detajuara vendore. Mbuloni me ngjitëse ose maskoni
kontaktet e zhveshura dhe paketojeni baterinë në
mënyrë të tillë që të mos lëvizë në paketim.
11. Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla dhe
hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni rregulloret
lokale rreth hedhjes së baterisë.
12. Përdorini bateritë vetëm me produktet e specifikuara
nga Makita. Instalimi i baterive në produkte të
papajtueshme mund të rezultojë në zjarr, nxehtësi të
lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.
13. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të gjatë
kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières