Makita UR3500 Manuel D'instructions page 163

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 12
Gjithmonë sigurohuni që grykat e ventilimit të
7.
mos bllokohen nga sendet e huaja.
8.
Kontrollojeni
dhe
veglën, veçanërisht para/pas përdorimit. Bëjeni
riparimin e veglës vetëm në qendrën tonë të
autorizuar të shërbimit.
9.
Mbajeni dorezën të thatë, të pastër dhe të
pandotur me vaj apo yndyrë.
10. Kurrë mos përdorni ujë për të pastruar mjetin.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni rehatinë ose familjarizimin me produktin
(të fituar nga përdorimi i përsëritur) të zëvendësojë
pajtimin e rreptë të rregullave të sigurisë për produktin
në fjalë. KEQPËRDORIMI ose moszbatimi i rregullave
të sigurisë të paraqitura në këtë manual udhëzimi
mund të shkaktojnë lëndim personal të rëndë.
PËRSHKRIMI I PJESËVE (Figura 1)
PËRSHKRIMI FUNKSIONAL
PARALAJMËRIM:
• Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë fikur dhe
hequr nga priza para rregullimit ose kontrollit të
funksioneve në vegël. Gabimet në fikje dhe heqje nga
priza mund të shkaktojnë lëndim të rëndë personal nga
ndezja padashje.
Veprimi i çelësit të rrymës elektrike (Figura 2)
PARALAJMËRIM:
• Para futjes së fishës në prizë, gjithmonë kontrolloni
që këmbëza e çelësit të shtypet dhe rikthehet në
pozicionin "OFF" kur të lëshohet. Mos e tërhiqni fort
këmbëzën e çelësit pa rrëshqitur levën bllokuese.
Kjo mund të shkaktojë thyerjen e çelësit. Përdorimi i
një vegle me një çelës që nuk funksionon tamam mund
të shkaktojë humbjen e kontrollit dhe lëndim personal
të rëndë.
Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, është pajisur me një levë bllokuese.
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni përpara levën bllokuese
dhe pastaj tërhiqeni këmbëzën e çelësit. Lëshojeni
këmbëzën e çelësit për të ndaluar.
Koka prerëse prej najloni (Figura 3)
NJOFTIM:
• Mos u përpiqni të përplasni kokën ushqyese ndërsa
vegla po punon me xhiro të shpejta. Përplasja e kokës
ushqyese në xhiro të shpejta mund të dëmtojë kokën
prerëse prej najloni.
• Koka ushqyese nuk do të funksionojë si duhet nëse
koka nuk rrotullohet.
Koka prerëse me najlon është një kokë kositëse e dyfishtë
e pajisur me mekanizëm goditjeje dhe ushqyes.
Për të nxjerrë kordonin e najlonit, goditeni kokën prerëse
në tokë ndërsa koka prerëse është duke u rrotulluar.
SHËNIM:
• Nëse kordoni prej najloni nuk del jashtë kur godisni
kokën, rimbështillni/zëvendësoni kordonin prej najloni
duke ndjekur procedurat e përshkruara në seksionin
"Mirëmbajtja".
mirëmbajeni
rregullisht
Mbajtësi i kabllos (Figura 4)
Bëni një lak të vogël në kabllon e rrymës elektrike dhe
vareni në mbajtësen e kabllos.
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
• Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë fikur dhe
hequr nga priza para se të kryeni riparime të veglës.
Gabimet në fikje dhe heqja nga priza mund të shkaktojnë
lëndim të rëndë personal nga ndezja padashje.
• Kurrë mos e ndizni veglën nëse nuk është montuar
plotësisht. Përdorimi i veglës në gjendje pjesërisht të
montuar mund të shkaktojë lëndim serioz nga ndezja
aksidentale e saj.
Vendosja e dorezës (Figura 5)
PARALAJMËRIM:
• Mos e hiqni ose ngushtoni ndarësin. Ndarësi ruan
njëfarë distance ndërmjet dy duarve. Vendosja e mjetit
kapës/ndarësit afër me kapësin tjetër përtej gjatësisë
së ndarësit mund të shkaktojë humbjen e kontrollit dhe
lëndim personal të rëndë.
Përshtateni dorezën dhe ndarësin në pjesën e gomuar
të tubit aksial. Rregulloni vendndodhjen e dorezës dhe
pastaj shtrëngojini me katër bulona.
Vendosja e mbrojtëses (Figura 6)
PARALAJMËRIM:
• Kurrë mos e përdorni veglën pa vendosur
mbrojtësen. Mosvendosja e saj mund të shkaktojë
lëndim personal të rëndë.
KUJDES:
• Kini kujdes të mos lëndoni veten me prerësin e prerjes
së kordonit prej najloni.
1. Përshtateni mbrojtësen në bosht.
2. Drejtojeni vrimën e mbrojtëses me prerjen metalike
mbi bosht.
3. Shtrëngojeni me bulon.
Vendosja e kokës prerëse prej najloni (Figura 7)
NJOFTIM:
• Siguroni që të përdorni kokë origjinale prerëse prej
najloni.
SHËNIM:
• Hiqeni kapakun mbi prerësen e kordonit para
përdorimit.
Kthejeni veglën kokëposhtë në mënyrë që ta ndërroni
lehtësisht kokën prerëse prej najloni.
1. Përshtateni kupën në aks.
2. Vendosni kordonët prej najloni në vrima për t'i
nxjerrë nga kupa.
3. Përshtateni bobinën në aks.
4. Shtypeni bobinën në kupë.
5. Mbajeni kupën dhe bobinën dhe pastaj shtrëngojeni
vidhën bllokuese duke e rrotulluar në drejtim orar.
Për të hequr kokën prerëse prej najloni, rrotullojeni vidhën
bllokuese në drejtim antiorar duke mbajtur kupën.
163

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Ur3501

Table des Matières