Makita UR2300 Manuel D'instructions page 141

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 16
17. Mbajeni veglën vetëm nga dorezat në sipërfaqet
e izoluara, sepse tehu prerës mund të prekë tela
të fshehura. Nëse tehet prerëse prekin një tel me
rrymë, atëherë pjesët metalike të veglës elektrike
mund të elektrizohen dhe mund të shkaktojnë
goditje elektrike te punëtori.
18. Sigurohuni gjithmonë që hapësirat për ajrosje të
mos kenë papastërti.
Pajisjet prerëse
1. Përdorni pajisje të përshtatshme prerëse për punën
që keni në dorë.
– Kokat prerëse prej najloni (kokat prerëse me
fije) janë të përshtatshme për prerjen e barit të
lëndinave.
– Tehet metalike janë të përshtatshme për prerjen
e barërave të këqija, shkurreve, gëmushave,
pemëve të vogla, korijeve dhe të ngjashme.
– Mos përdorni kurrë tehe të tjera, përfshirë
zinxhirë rrotullues me shumë pjesë dhe tehe me
zinxhir. Kjo mund të shkaktojë lëndime serioze.
2. Përdorni gjithmonë mbrojtëse të përshtatshme për
pajisjen prerëse që përdoret.
3. Mos përdorni pajisje prerëse metalike në modelet
prerëse me najlon.
4. Gjatë përdorimit të fletëve metalike, shmangni
"zmbrapsjet"
dhe
zmbrapsje
aksidentale.
"Zmbrapsja".
Zmbrapsja (shtytja e tehut përpara)
1. Zmbrapsja (shtytja e tehut përpara) është një
reagim i papritur i tehut prerës të ngecur ose të
bllokuar. Kur kjo ndodh, vegla shtyhet me forcë të
madhe anash ose drejt përdoruesit dhe mund të
shkaktojë lëndim të rëndë.
2. Zmbrapsja
ndodh
segmenti i fletës ndërmjet pozicionit të orës 12 dhe
2 ndaj objekteve të forta, shkurreve dhe pemëve me
diametër 3 cm ose më të madh.
përgatituni
gjithmonë
Shikoni
seksionin
veçanërisht
kur
përdoret
3. Për të shmangur zmbrapsjen:
– Vendosni segmentin ndërmjet pozicionit të orës 8
dhe 11.
– Asnjëherë mos e vendosni segmentin ndërmjet
pozicionit të orës 12 dhe 2.
– Mos e vendosni kurrë segmentin në pozicion të
ngjashëm me orën 11 dhe 12 dhe mes 2 dhe 5,
përveç rastit kur përdoruesi është i trajnuar mirë
dhe me përvojë dhe e kryen këtë veprim me
përgjegjësinë e tij/saj të plotë.
– Mos i përdorni asnjëherë tehet prerëse pranë
objekteve të forta, si gardhet, muret, trungjet e
pemëve dhe gurët.
– Mos i përdorni asnjëherë tehet prerëse
vertikalisht për veprime si mprehja dhe prerja e
gardheve.
për
Dridhja
1. Individët me probleme në qarkullimin e gjakut
që iu ekspozohen dridhjeve të tepërta mund të
pësojnë dëmtime të enëve të gjakut ose në sistemin
nervor. Dridhjet mund të shkaktojnë simptomat
e mëposhtme në gishta, duar ose kyçe: Mpirje,
cuksje, dhimbje, ndjesi shpuese, ndryshim të
ngjyrës së lëkurës ose të vetë lëkurës. Nëse ju
shfaqet ndonjë nga këto simptoma, shkoni te mjeku!
2. Për të ulur rrezikun e "sëmundjes së dridhjeve të
shpeshta", mbajini duart të ngrohta gjatë punës dhe
mirëmbajeni veglën dhe aksesorët.
Transporti
1. Përpara se të transportoni veglën, fikeni atë dhe
hiqni spinën nga priza. Vendosni mbulesën në
tehun prerës.
2. Kur transportoni veglën, mbajeni në pozicion
horizontal duke e mbajtur nga boshti.
3. Kur transportoni veglën në një automjet, lidheni
mirë që të mos përmbyset. Ndryshe kjo mund të
çojë në dëmtim të veglës dhe ndonjë bagazhi tjetër.
Mirëmbajtja
1. Shërbimi për veglën tuaj duhet të kryhet nga qendra
të autorizuara shërbimi, duke përdorur gjithmonë
pjesë origjinale këmbimi. Riparimi jo i saktë dhe
mirëmbajtja e dobët mund ta shkurtojë jetëgjatësinë
e veglës dhe të rrisë rrezikun e aksidenteve.
2. Përpara se të kryeni ndonjë shërbim mirëmbajtjeje,
riparimi ose pastrimi, fikeni gjithmonë veglën dhe
hiqni spinën nga priza.
3. Mbani gjithmonë doreza kur punoni me tehun
prerës.
4. Pastrojeni gjithmonë pluhurin dhe papastërtitë nga
pajisja. Mos përdorni kurrë benzinë, benzol, hollues,
alkool dhe të ngjashme për pastrim. Kjo mund
të rezultojë në çngjyrosje, deformim ose krisje të
pjesëve përbërëse plastike.
5. Pas çdo përdorimi, shtrëngoni të gjitha vidat dhe
dadot.
141

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Ur3502

Table des Matières