AEG DK 4490 Notice D'utilisation page 54

Masquer les pouces Voir aussi pour DK 4490:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 12
Funksionimi me kohë të përcaktuar
Ky funksionim lejon të përcaktohet në kohë shpejtësia (fuqia) e thithjes së
përzgjedhur dhe aktivizohet duke shtypur butonin "4", pasi koha kalon,
oxhaku fiket.
Funksionimi me kohë të përcaktuar është i disponueshëm me variantet e
mëposhtme:
Shpejtësi (fuqi) thithjeje 1: - 20 Minuta (në ekran shfaqet numri "1"
dhe ndriçon një llambushkë e vogël)
Shpejtësi (fuqi) thithjeje 2: - 15 Minuta (në ekran shfaqet numri "2"
dhe ndriçon një llambushkë e vogël)
Shpejtësi (fuqi) thithjeje 3: - 10 Minuta (në ekran shfaqet numri "3"
dhe ndriçon një llambushkë e vogël)
Shpejtësi (fuqi) thithjeje intensive: - 5 Minuta (në ekran shfaqet
numri "4" dhe ndriçon një llambushkë e vogël)
Shtypni butonin 1 ose butonin 4 për të fikur oxhakun para kohe; duke
shtypur butonin 2 oxhaku kthehet në shpejtësinë dhe përzgjedhjet e
mëparshme.
Treguesi i bllokimit të filtrit të yndyrërave
Pas 80 orësh pune, në ekran fillon të ndizet e të fiket numri "1"
Për të fikur treguesin e bllokimit, shtypni dhe mbani të shtypur butonin 1 për
rreth 3 sekonda.
Kryeni mirëmbajtjen e filtrit të yndyrërave sipas udhëzimeve të manualit.
Treguesi i bllokimit të filtrit prej karboni
Pas 320 orësh pune, në ekran fillon të ndizet e të fiket numri "2"
Për të fikur treguesin e bllokimit, shtypni dhe mbani të shtypur butonin 1 për
rreth 3 sekonda.
Kryeni mirëmbajtjen e filtrit prej karboni sipas udhëzimeve të manualit.
Në rast se fillojnë të ndizen e të fiken të dy treguesit e bllokimit të filtrave,
kryeni veprimin reset për dy herë rresht.
Në fillim rregullohet treguesi i bllokimit të filtrit të yndyrërave, herën e dytë
treguesi i bllokimit të filtrit të karbonit.
Treguesi i bllokimit të filtrit prej karboni normalisht nuk është i aktivizuar dhe
nëse oxhaku përdoret në versionin filtrues duhet që herën e parë të
aktivizohet me dorë.
Aktivizimi i treguesit të bllokimit të filtrit prej karboni:
Fikni oxhakun dhe shtypni njëkohësisht butonët 2 dhe 3 për 3 sekonda.
Në ekran ndizen dhe fiken për 2 sekonda numrat "1" dhe "2" për të treguar
aktivizimin e treguesit të bllokimit të filtrit prej karboni.
Çaktivizimi i treguesit të bllokimit të filtrit prej karboni:
Fikni oxhakun dhe shtypni njëkohësisht butonët 2 dhe 3 për 3 sekonda.
Në ekran ndizet dhe fiket për 2 sekonda vetëm numri "1" për të treguar
çaktivizimin e treguesit të bllokimit të filtrit prej karboni.
Mirëmbajtja
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni
oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur
siguresës e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën
kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda
ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç
larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes: Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të
zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni
udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri, për
zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të
mësipërme.
Filtri antiyndyrë
Fig. 7-23
Duhet të pastrohet një herë në muaj (ose kur sistemi i treguesit të bllokimit të
filtrave- nëse është parashikuar në modelin në zotërim- tregon këtë nevojë),
me ilaç larës jo agresivë, me dorë ose në makinë larëse me temperaturë të
ulët dhe me cikle të shkurtër.
Me larjen në makinë larëse filtri antiyndyrë mund të çngjyroset por
karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.
Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)
Fig. 22
Type 20 LONG LIFE – Filtër prej karboni aktiv që mund të lahet
Filtri prej karboni aktiv mund të lahet çdo dy muaj (ose kur sitemi i treguesit
të bllokimit të filtrave- nëse është parashikuar në modelin në zotërim- tregon
këtë nevojë) në ujë të ngrohtë dhe me ilaç larës të përshtatshëm ose në
makinë larëse në 65°C (në rast larje në makinë larëse vendosini në ciklin e
larjes së plotë pa enë brenda)
Hiqeni ujin e tepërt pa e prishur filtrin, më pas hiqeni jastëkun e vogël të
vendosur brenda telajos prej plastike dhe futeni në furrë 10 minuta në 100°C
për ta tharë përfundimisht.
Zëvendësojeni jastëkun e vogël çdo 3 vjet dhe sa herë lecka dëmtohet.
Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet
Bllokimi i filtrit prej karboni vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë
në varësi të llojit të kuzhinës dhe të rregullsisë së pastrimit të filtrit të
yndyrërave. Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet filtri të paktën
katër herë në muaj (ose kur sistemi tregues i bllokimit të filtrave – nëse
ndodhet në modelin që keni- e tregon këtë nevojë).
NUK mund të lahet ose të përmirësohet.
Zëvendësimi i Llambave
Fig. 24
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur.
Përdorni vetëm llamba alogjene 20W maks. (G4), duke pasur kujdes që të
mos i prekni me duar.
54

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Dk 4460

Table des Matières