Përdorimi I Përditshëm - Indesit In2Ifc14Bn6 Guide De Référence

Table des Matières
Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 17
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
1. KONTROLLONI LIDHJEN ME RRJETIN E UJIT
Kontrolloni nëse është lidhur enëlarësja me ujësjellësin dhe nëse ës-
htë hapur rubineti.
2. NDIZNI ENËLARËSEN
Hapni derën dhe shtypni butonin ON/OFF.
3. NGARKONI RAFTET
(shihni NGARKIMIN I RAFTEVE)
4. MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT
5. ZGJIDHNI PROGRAMIN DHE KONFIGURONI CIKLIN
Zgjidhni programin më të përshtatshëm në përputhje me llojin e
enëve dhe nivelin e papastërtisë (shihni PËRSHKRIMIN E PROGRAMIT)
duke shtypur butonin P. Zgjidhni opsionin e dëshiruar (shihni OP-
SIONET DHE FUNKSIONET).
6. FILLIM
Nisni ciklin e larjes duke shtypur butonin FILLIM/Pushim (drita
LED është ndezur) dhe mbyllni derën brenda 4 sekondave. Kur fil-
lon programi, do të dëgjoni një sinjal zanor. Nëse nuk mbyllni derën
brenda 4 sekondave do të dëgjohet alarmi. Në këtë rast, hapni
derën, shtypni butonin FILLIM/Pushim dhe mbyllni derën përsëri
brenda 4 sekondave.
7. PËRFUNDIMI I CIKLIT TË LARJES
Pas përfundimit të ciklit të larjes do të dëgjohet një sinjal zanor dhe
do të pulsojë në ekran numri i ciklave të larjes. Hapni derën dhe fikni
pajisjen duke shtypur butonin ON/OFF.
Pritni disa minuta para se të nxirrni enët me qëllim që të shmangni
djegiet. Zbrazni raftet, duke filluar nga rafti i poshtëm.
KËSHILLAT DHE REKOMANDIMET
REKOMANDIMET
Para se të ngarkoni shportat, hiqni të gjitha pjesët e mbetura të ushqi-
mit nga enët dhe zbrazni gotat. Nuk ka nevojë që ta shpëlani parapra-
kisht me ujë të rrjedhshëm.
Vendosni enët në mënyrë që të qëndrojnë fort në vend dhe që të mos
rrëshqasin; vendosni enët me vrimat e kthyera nga poshtë, vendosni
pjerrtas pjesët e thelluara/dala, në mënyrë që uji të arrijë të gjitha sipër-
faqet dhe të rrjedhë lirisht.
Paralajmërimi: mbulesat, dorezat, tabakatë dhe tiganët nuk paranda-
lojnë rrotullimin e spërkatësve.
Vendosni të gjitha enët e vogla në shportën e takëmit për ngrënie.
Enët shumë të pista dhe tenxheret duhet t'i vendosni në shportën
e poshtme sepse spërkatësit janë më të fortë në këtë pjesë dhe ofrojnë
performanca më të mira të larjes.
Pasi keni ngarkuar pajisjen, kini kujdes që spërkatësit të rrotullo-
hen lirisht.
ENËT E PAPËRSHTATSHME
• Enët dhe takëmi për ngrënie prej druri.
• Gotat dekorative delikate, zejtaritë artistike dhe enët antike. Dekori-
mi i tyre nuk është rezistent.
• Pjesët prej materiali sintetik nuk durojnë temperatura të larta.
• Enët prej bakri dhe kallaji.
• Enët e pista nga pluhuri, dylli, yndyra për lyerje ose boja e shkrimit.
Ngjyrat e dekorimeve qelqore dhe pjesëve prej alumini/argjendi mund
të ndryshohen dhe të zbehen gjatë procesit të larjes. Disa lloje të qelqit
(psh. sendet prej kristali) mund të turbullohen pas një numri të caktuar
të ciklave të larjes.
6
Enëlarësja do të fiket automatikisht gjatë periudhave të gjata të
mospërdorimit me qëllim që të ulet konsumi i energjisë elektrike.
Nëse enët janë vetëm pak të pista ose janë shpëlarë me ujë para se
t'i vendosni në enëlarësen, ulni sasinë e detergjentit të përdorur.
NDRYSHIMI I PROGRAMIT AKTUAL
Nëse keni zgjedhur një program të gabuar, mund ta ndryshoni, me kus-
ht që sapo ka filluar: hapni derën, shtypni dhe mbani të shtypur bu-
tonin ON/OFF, enëlarësja do të fiket. Ndizni përsëri enëlarësen duke
shtypur butonin ON/OFF dhe zgjidhni ciklin e ri të larjes dhe opsionet
e tjera të dëshiruara; Nisni ciklin e ri duke shtypur butonin FILLIM/Pus-
him dhe duke mbyllur derën brenda 4 sekondave.
SHTIMI I ENËVE SHTESË
Pa fikur enëlarësen, hapni derën (drita LED FILLIMI/Pushim fillon të
pulsojë) (kini kujdes nga avulli I NXEHTË!) dhe vendosni enët në enë-
larësen. Shtypni butonin FILLIM/Pushim dhe mbyllni derën brenda 4
sekondave, cikli do të vazhdojë nga momenti i ndërprerjes.
NDËRPRERJET E RASTËSISHTME
Nëse dera mbetet e hapur gjatë ciklit të larjes ose nëse ndodh një
ndërprerje e energjisë elektrike, cikli do të ndalet. Shtypni butonin FIL-
LIM/Pushim dhe mbyllni derën brenda 4 sekondave, cikli do të vazhdo-
jë nga momenti i ndërprerjes.
DËMTIMI I GOTAVE DHE ENËVE
• Përdorni vetëm gotat dhe enët prej porcelani për të cilat prodhuesi
garanton se mund të lahen në enëlarësen.
• Përdorni një detergjent të butë për enët.
• Sapo të përfundohet cikli i larjes mblidhni gotat dhe enët nga enë-
larësja.
KËSHILLAT PËR KURSIMIN E ENERGJISË
• Kur enëlarësja përdoret në përputhje me udhëzimet e prodhuesit, lar-
ja e enëve në enëlarësen zakonisht konsumon më pak energji dhe
ujë sesa larja me dorë.
• Për të rritur efikasitetin e enëlarëses, ju rekomandojmë që të nisni ciklin
e  larjes kur të ngarkohet plotësisht enëlarësja. Ngarkimi i enëlarëses
deri në kapacitetin e caktuar nga prodhuesi do të kontribuojë në kursimin
e energjisë dhe ujit. Informacionet rreth ngarkimit të rregullt të enëve mund
t'i gjeni në kapitullin NGARKIMI I RAFTEVE.
Në rast të ngarkimit të pjesshëm, rekomandohet përdorimi i opsionit të për-
shtatshëm të larjes, nëse ekzistojnë (Half load/Zone Wash/Multizone), duke
ngarkuar vetëm raftet e zgjedhura. Ngarkimi i parregullt ose mbingarkimi i
enëlarëses mund të rrisë konsumin e resurseve (siç janë ujë, energji elektrike
dhe kohë, si edhe nivelin e zhurmës), duke ulur performancat e pastrimit
dhe tharjes.
• Shpëlarja paraprake me dorë e enëve shkakton konsumin e shtuar të
ujit dhe energjisë elektrike dhe nuk rekomandohet.
HIGJIENA
Për të shmangur krijimin e aromave të pakëndshme dhe depozitave
në enëlarësen, ndizni të paktën një herë në muaj programin me
temperaturën e lartë. Përdorni një lugë çaji të detergjentit dhe ndizni
programin pa vendosur enët për të pastruar pajisjen.
Table des Matières
loading

Table des Matières