Télécharger Imprimer la page

Indesit IN2IFC14BN6 Guide De Référence page 60

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 17
OPSIONET DHE FUNKSIONET
OPSIONET mund t'i zgjidhni drejtpërdrejt duke shtypur butonin përkatës (shihni PANELIN E KONTROLLIT).
Nëse një opsion nuk i përshtatet programit të zgjedhur (shihni TABELËN E PROGRAMEVEA), drita përkatëse LED do të pulsojë
shpejt 3 herë dhe do të dëgjohet një sinjal zanor. Opsioni nuk do të jetë i mundur.
PUSH&GO
Butoni Push&GO është një buton lehtësisht i dallueshëm i cili
ju lejon qasjen e drejtpërdrejtë në programin Push&GO, ciklin
e larjes dhe tharjes i cili siguron performancat e shkëlqyera
të larjes për një kohë të shkurtër. Nuk duhet të kujdesni cilin
program ta zgjidhni, cikli Push&GO do të kryejë punën për ju.
Për të zgjedhur programin Push&GO, ndizni pajisjen, shtypni për
3 sekonda vetëm butonin Push&GO (ndriçon treguesi përkatës)
dhe mbyllni derën brenda 3 sekondave.
NDEZJA ME VONESË
Koha e fillimit të programit mund të shtyhet për periudhën
kohore midis 1 dhe 12 orëve.
1. Shtypni butonin NDEZJA ME VONESË: simboli përkatës «h»
shfaqet në ekran; çdo herë kur shtypni butonin, do të shtohet
(1o, 2o, etj. deri në 12o) koha e fillimit të ciklit të zgjedhur të
larjes.
2. Zgjidhni programin e larjes, shtypni butonin FILLIM/Pushim
dhe mbyllni derën brenda 4 sekondave; kohëmatësi do të fillojë
të numërojë.
3. Pasi të ketë kaluar koha, drita treguese «h» fiket dhe niset
cikli i larjes.
Për të konfiguruar kohën e ndezjes me vonesë dhe për të
zgjedhur një periudhë më të shkurtër, shtypni butonin NDEZJA
ME VONESË. Për ta anuluar, shtypni butonin disa herë derisa të
fiket drita treguese «h» e ndezjes me vonesë.
Funksioni NDEZJA ME VONESË nuk mund të konfigurohet
nëse është nisur cikli i larjes.
4
TABLETA (Tab)
Ky konfigurim ju mundëson optimizimin e performancave të
programit në përputhje me llojin e detergjentit të përdorur.
Shtypni për 3 sekonda butonin FILLIM/PUSHIM (do të ndriço-
jë simboli përkatës) nëse përdorni detergjentët e kombinuar
në formë tablete (mjet për shpëlarje, kripë dhe detergjent në
1 dozë).
Nëse përdorni detergjentin e pluhurit ose të lëngshëm, ky
opsion duhet të jetë i fikur.
Auto Door
Auto Door është një sistem tharjeje me konveksion, e cila e hap
derën automatikisht gjatë/pas fazës së tharjes, për të garantuar
rezultate të shkëlqyera të tharjes çdo ditë. Dera hapet kur tem-
peratura është e sigurt për mobiliet e kuzhinës.
Si mbrojtje shtesë me avull, fleta mbrojtëse e projektuar posaçërisht,
shtohet bashkë me pjatalarësin. Për të parë se si montohet fleta mbroj-
tëse, ju lutem referojuni (UDHËZUESIT TË INSTALIMIT).
Funksionalitet Auto Door mund të çaktivizohet nga përdoruesi si më
poshtë:
1. Shkoni tek menuja e softuerit të pjatalarësit duke mbajtur shtypur
butonin P (6 sek.).
2. Keni kaluar në menunë e kontrollit Auto Door, e mund ta ndryshoni
statusin e funksionalitetit Auto Door duke shtypur butonin P:
E – aktive
d – jo aktive
Për të konfirmuar ndryshimin dhe për të dalë nga menuja e kontrollit, ju
lutemi mbani shtypur butonin P (3 sek.).
loading