NGARKIMI I RAFTEVE
RAFTI I SIPËRM
(shembulli i ngarkimit të raftit të sipërm)
RREGULLIMI I LARTËSISË SË RAFTIT TË SIPËRM
Lartësia e raftit të sipërm mund të rregullohet: pozita e lartë për vendosjen
e enëve të mëdha në shportat e poshtme dhe pozita e ulët për përdorimin
maksimal të mbajtësve lëvizës, duke krijuar më shumë hapësirë lart dhe
duke shmangur përplasjen e enëve nga rafti i poshtëm.
Rafti i sipërm ka Rregullimin e lartësisë së raftit
të sipërm (shihni imazhin), pa shtypur dorezat,
ngrijeni atë duke mbajtur raftin nga një anë, sapo
të vendoset rafti në mënyrë të qëndrueshme në
pozitën më të lartë. Për ta kthyer në pozitën më
të ulët, shtypni dorezat (A) të cilat gjenden në
anët e raftit dhe lëvizni shportën poshtë.
Ju rekomandojmë që të mos rregulloni lartë-
sinë e raftit të mbushur.
KURRË mos ngrini o zbritni shportën vetëm
në një anë.
KRAHËT E PALOSSHËM ME POZITËN E RREGULLUESHME
Krahët e palosshëm mund t'i palosni
ose shpalosni dhe kështu mund op-
timizoni vendosjen e enëve brenda
raftit. Gotat e verës mund të vendo-
sen në mënyrë të sigurt në krahët e
palosshëm duke futur çdo gotë në
vrimën përkatëse.
Varësisht nga modeli:
• për të shpalosur krahët, duhet t'i
shtypni lart dhe t'i rrotulloni ose t'i
ndani nga mbajtësit dhe t'i zbritni
poshtë.
• për të palosur krahët, duhet t'i rrotulloni dhe t'i shtypni poshtë ose
lart, dhe t'i varni për mbajtësit.
Vendosni enët delikate dhe të
lehta: gotat, kupat, tabakatë,
enët e cekëta për sallatë.
RAFTI I POSHTËM
(shembulli i ngarkimit të raftit të poshtëm)
SHPORTA ME TAKËMIN PËR NGRËNIE
Kjo shportë është pajisur me grilat
e sipërme për vendosjen më të mirë të
takëmit për ngrënie. Vendosni takëmin
për ngrënie vetëm në pjesën e përpar-
me të raftit të poshtëm.
Thikat dhe pajisjet e tjera për ngrë-
nie me majat e mprehta duhet të
vendosen në shportën e takëmit për
ngrënie me tehet e kthyera nga pos-
htë ose duhet të vendosen horizon-
talisht në ndarjet e raftit të sipërm.
SQ
Për tenxheret, mbulesat, pjatat,
enët për sallatë, pajisjet për
ngrënie etj. Pjatat e mëdha dhe
mbulesat duhet të vendosen në
anë me qëllim që të shmangen
pengesat me spërkatësit.
5