• Nëse po e hidhni pajisjen, hiqeni spinën nga priza,
prisni kabllon e lidhjes (sa më afër pajisjes që të jetë e
mundur) dhe hiqni derën për të parandaluar që fëmijët
që luajnë të pësojnë goditje elektrike ose të mbyllen
brenda.
• Nëse kjo pajisje ka një vulë magnetike të derës dhe
po zëvendëson një pajisje më të vjetër me mekanizëm
mbyllës me sustë (kapëse) në derë ose kapak,
sigurohuni që ta bëni të papërdorshëm atë mekanizëm
përpara se ta hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të
parandalojë që ajo të bëhet një kurth vdekjeprurës për
fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Mbajini hapjet e ventilimit, në trupin e pajisjes ose në strukturën e integruar, të pastra dhe pa pengesa.
Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për
të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Mos dëmtoni qarkun e ftohësit.
Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si p.sh. prodhues
akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, përveç rasteve kur
ato janë të miratuara për këtë qëllim nga prodhuesi.
Mos e prekni llambën nëse ka qenë e ndezur për një
kohë të gjatë, pasi mund të jetë shumë e nxehtë.1
Gjatë vendosjes së pajisjes, sigurohuni që kablloja e
furnizimit të mos jetë e shtrënguar ose e dëmtuar.
Mos vendosni priza të shumta portative ose burime
portative të energjisë në pjesën e pasme të pajisjes.
• Mos ruani substanca shpërthyese, si p.sh. kanaçe
aerosoli me gaz shtytës të ndezshëm, në këtë pajisje.
• Ftohësi izobutan (R600a) ndodhet në qarkun ftohës
të pajisjes; është një gaz natyror me përputhshmëri të
lartë mjedisore, por që është i ndezshëm.
• Gjatë transportit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që
23
ALB