Udhëzimet Për Sigurinë; Lidhja Elektrike - Electrolux ERF3300AOW Notice D'utilisation

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles

Les langues disponibles

4
www.electrolux.com
Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për
ruajtjen e ushqimit në pajisje nëse ato nuk janë të
rekomanduara nga prodhuesi.
Mos përdorni spërkatës uji dhe avull për të pastruar
pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese,
tretës ose objekte metalike.
Mos ruani në pajisje substanca që shpërthejnë, si
p.sh. kuti aerosoli me lëndë të ndezshme.
Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit
është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instaloj
këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
• Sigurohuni që ajri të mund të
qarkullojë përreth pajisjes.
• Prisni të paktën 4 orë përpara se të
lidhni pajisjen me energjinë elektrike.
Kjo bëhet që vaji të lejohet të rrjedhë
përsëri te kompresori.
• Mos e instaloni pajisjen pranë
radiatorëve, sobave, furrave ose
vatrave të gatimit.
• Pjesa e pasme e pajisjes duhet të
mbështetet pas murit.
• Mos e instaloni pajisjen atje ku ka
dritë të drejtpërdrejtë dielli.
• Mos e instaloni pajisjen në zona me
shumë lagështi ose shumë të ftohta,
si shtesa ndërtimi, garazhe ose qilarë
vere.
• Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i
përparmë për të shmangur gërvishtjen
e dyshemesë.

2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën elektrike,
kabllon elektrike, kompresorin).
Kontaktoni qendrën e autorizuar të
shërbimit ose një elektricist për të
ndërruar pjesët elektrike.
• Kablloja elektrike duhet të qëndrojë
nën nivelin e spinës elektrike.

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières