Télécharger Imprimer la page

Beko RCNE560E40ZLXPHUN Manuel D'utilisation page 498

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 36
Udhëzimet për sigurinë dhe mjedisin
• Depërtimi i lagështisë te pjesët
që kanë elektricitet ose te kordoni
elektrik mund të shkaktojë qark
të shkurtër. Për këtë arsye, mos e
përdorni produktin në ambiente
me lagështi ose në zona ku mund
të ketë spërkatje uji (p.sh. garazhe,
dhoma për larjen e rrobave etj.).
Nëse frigoriferi laget me ujë,
hiqeni nga priza dhe kontaktoni
me shërbimin e autorizuar.
• Mos e lidhni frigoriferin me pajisje
për kursimin e energjisë. Këto
sisteme janë të dëmshme për
produktin.
1.6 Siguria funksionale
• Mos përdorni hollues kimikë mbi
produkt. Këto materiale përbëjnë
rrezik shpërthimi.
• Në rast defekti të produktit, hiqeni
nga priza dhe mos e përdorni
deri sa të riparohet nga shërbimi
i autorizuar. Ekziston rreziku i
goditjes elektrike!
• Mos vendosni një burim flakësh
(p.sh. qirinj, cigare etj.) mbi produkt
ose në afërsi të tij.
• Mos qëndroni mbi produkt. Rrezik
rrëzimi dhe lëndimi personal!
• Mos shkaktoni dëmtime të tubave
të sistemit të ftohjes me mjete
të mprehta ose shpuese. Lëngu
ftohës që del në rast se shpohen
tubat e gazit, tubat zgjatues ose
veshjet e sipërme të sipërfaqes
mund të shkaktojë acarim të
lëkurës dhe lëndime të syve.
• Mos i vendosni dhe mos i përdorni
pajisjet elektrike brenda në
frigoriferë/ngrirës përveçse kur
këshillohet nga prodhuesi.
• Mos kapni pjesë të duarve ose
trupit me pjesët e lëvizshme
brenda në produkt. Kini kujdes që
të parandaloni kapjen e gishtave
mes frigoriferit dhe derës së
tij. Kini kujdes gjatë hapjes ose
mbylljes së derës nëse ka fëmijë
përreth.
• Mos e futni në gojë akulloren,
kubat e akullit ose ushqimet e
ngrira menjëherë pasi i nxirrni nga
ngrirësi. Rrezik djegie nga akulli!
• Mos i prekni muret e brendshme,
pjesët metalike të ngrirësit ose
ushqimet e vendosura brenda në
frigorifer me duar të lagura. Rrezik
djegie nga akulli!
• Mos vendosni kanaçe me pije me
gaz ose kanaçe dhe shishe që
kanë lëngje që mund të ngrijnë
në ndarjen e ngrirësit. Kanaçet
ose shishet mund të shpërthejnë.
Rrezik lëndimi personal ose
dëmtimi material!
• Mos përdorni ose vendosni
materiale të ndjeshme ndaj
temperaturës si spërkatës të
djegshëm, objekte të djegshme,
akull të thatë ose agjentë të tjerë
kimikë në afërsi të frigoriferit.
Rrezik zjarri dhe shpërthimi!
• Mos mbani materiale shpërthyese
si kanaçe me presion me materiale
të djegshme brenda në produkt.
• Mos vendosni kanaçe me lëngje
mbi produkt. Spërkatja e ujit në një
pjesë elektrike mund të shkaktojë
rrezik nga goditjet elektrike ose
zjarri.
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
6 /32 SQ

Publicité

loading