Shqip - Makita PLM4120N Manuel D'instructions D'origine

Masquer les pouces Voir aussi pour PLM4120N:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 17

SHQIP

1.
Doreza e sipërme
2.
Doreza e kontrollit të ndalimit
3.
Leva e valvulës së shpejtësisë
4.
Doreza e ndezjes
5.
Udhëzuesi i litarit
VINI RE
Për sigurinë tuaj ju lutemi ta lexoni këtë manual para se të
përdorni njësinë tuaj. Moszbatimi i udhëzimeve mund të
shkaktojë lëndime të rënda personale. Kaloni pak kohë
për tu familiarizuar me përdorimin e kositëses para
përdorimit. Mbajeni këtë manual në një vend të sigurt, në
mënyrë që informacioni të jetë kurdoherë i disponueshëm.
Nëse ia jepni pajisjen një personi tjetër, jepini edhe
udhëzimet e përdorimit dhe rregulloren e sigurisë.
Përdorimi i caktuar
Pajisja duhet të përdoret vetëm për funksionet e
parashikuara. Çdo përdorim tjetër quhet keqpërdorim.
Përdoruesi/operatori dhe jo prodhuesi do të quhen
përgjegjës për dëmtime ose lëndime të shkaktuara si
rezultat i kësaj.
Kositësi i barit me benzinë synohet të ketë përdorim privat
d.m.th. pritet të përdoret në shtëpi dhe kopshtari.
Përdorimi privat i kositëses së barit i referohet një kohe
përdorimi vjetore dhe i referohet një kohe përdorimi
vjetore që zakonisht nuk kalon 50 orë pune, kohë gjatë së
cilës makineria përdoret kryesisht për të mirëmbajtur
lëndina të vogla, banimi dhe kopshte shtëpiake/për
argëtim. Përjashtohet përdorimi nëpër ambiente publike,
hapësira sportive dhe përdorime bujqësore/pyjore.
Ju lutemi të vini re se pajisjet tona nuk janë projektuar për
përdorime tregtare, profesionale ose industriale. Garancia
jonë bëhet e pavlefshme nëse makineria përdoret për
qëllime tregtare, profesionale ose industriale apo për
qëllime të barasvlershme.
Udhëzimet e përdorimit që jepen nga prodhuesi duhet të
ruhen dhe të përdoren për t'u siguruar që kositësi i barit të
përdoret dhe mirëmbahet si duhet. Udhëzimet përmbajnë
informacion të vlefshëm për përdorimin, mirëmbajtjen dhe
kryerjen e shërbimit.
E rëndësishme! Për shkak të rrezikut të lartë për lëndim
trupor të përdoruesit, kositësi i barit nuk duhet të përdoret
për krasitjen e shkurreve, gardheve ose gëmushave apo
për të prerë bimësinë e lartë, çatitë ose ballkonet për të
pastruar (thithur) ndotjen dhe mbetjet e vendkalimeve apo
për të krasitur pemët apo gardhet. Për më tepër, kositësi i
barit nuk duhet të përdoret si kultivues i motorizuar për të
niveluar zona me lartësi si pirgjet e dheut.
Për arsye sigurie, kositësi i barit nuk duhet të përdoret si
njësi drejtimi për vegla pune apo paketa veglash të asnjë
lloji.
Shpjegim i pamjes së përgjithshme
6.
Mbledhësja e barit
7.
Leva e rregullimit të lartësisë
8.
Platforma
9.
Kandela
10. Tapa e karburantit
1. SIMBOLET E SHËNUARA MBI
11. Tapa e vajit
12. Mbajtësja e kabllos
13. Çelësi i kyçjes
14. Shpejtësi e lartë
15. Shpejtësi e ulët
PRODUKT (në kapakun e
pasmë)
Lexoni manualin e përdorimit.
Mbajini larg kalimtarët.
Kushtojini më shumë kujdes duarve dhe
këmbëve të përdoruesit për të shmangur
lëndimet.
Avuj toksikë; Mos e përdorni brenda shtëpisë.
Karburanti është i ndezshëm, mbajeni larg
zjarrit. Mos hidhni karburant me pajisjen
ndezur.
Kur kositni, mbani syze dhe kufje për
mbrojtjen e vetë përdoruesit.
Kur ta riparoni, hiqeni kandelën dhe në vijim
riparojeni sipas manualit të përdorimit.
Kujdes: Motori i nxehtë.
Lëshoni dorezën çelës për të fikur
motorin.
209

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Plm4620n

Table des Matières